Mediet: PDS ne Ulqin e pakënaqur deri me ndryshimet kadrovike ne PDS

September 1, 2014   | Politika

DPS-ULCINJ-Ndryshimet kadrovike në krye të Partisë demokratike të socialistëve në Ulqin janë të mundshme dhe me siguri do të ndodhinë në konventën zgjedhore komunale, shkruajnë mediet e Podgoricës, kurse raporton në gjuhen shqipe portali i lajmeve Ul.info.

Sipas informatave jozyrtare të kësaj gazetë, mbas pushimeve verore, me ngjarjet në PDS-në e Ulqinit do të merret dhe Kryesia e partisë.

Këtë informatë përfaqësuesve të grupimit të anëtarëve të pakënaqur të kësaj parti ia ka deklaruar, siç transmetojnë “Dan” dhe “Dnevne novine”, drejtori politik i PDS-së Tarzan Millosheviq në takimin i cili, me iniciativë të tij, është mbajtur para disa ditëve në Petrovac.

Siç thuhet, Millosheviq për problemet në këshillin e Ulqinit bisedoi me Muhamed Spuzhen, i cili pak kohë më parë me 60 anëtarë tjerë të pakënaqur ka paralajmëruar që do të nis iniciativën për shkarkimin e kryetarit të këshillit komunal Loro Nrekiq, për shkak të drejtimit të keq të negociatave paszgjedhore rreth formimit të pushtetit në Ulqin.

“Millosheviq i ka sugjeruar grupit të anëtarëve të pakënaqur të cilët i ka udhëhequr Spuzha të durojnë disa muaj dhe të presin që, nëpërmjet procedurës të cilën e cakton Statuti i PDS-së, të krijohen kushtet për zgjedhjen e udhëheqësisë së re. ka thënë edhe që qendra e PDS-së nuk do të mbrojë askënd për të cilin vërtetohet që ka keqpërdor pozitën brenda partisë dhe ka shkaktuar pakënaqësi të anëtarëve”, lajmëroi burimi i “Dan-it”.

Ul.info