KKSH takon përfaqësuesit e Ekspertëve të Këshillit të Europës

September 3, 2014   | Rajoni / Region

Përfaqësuesit e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e ZiPërfaqësuesit e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi të kryesuar nga Kryetari z. Genci Nimanbegu, anëtari i Këshillit z. Mehmet Bardhi dhe Sekretari z. Faik Nika si dhe përfaqësues të shoqëris civile, zhvilluan sot një takim pune me Komitetin e Ekspertëve të Këshillit të Europës për implementimit e Kartës Europiane për Gjuhët Rajonale dhe të Minoriteteve.

 

Gjatë takimit, përfaqësuesit e Ekspertëve të Këshillit të Europës kanë bërë pyetje për situatën aktuale lidhur me përdorimit dhe promovimit të gjuhës shqipe në sferat e ndryshme të jetës shoqërore si: në sferën e arsimit, administratës publike, informimit, gjygjësorit, cultures etj, në ato vende ku shqiptarët përbëjnë një numër të konsiderueshem të popullatës në Malin e Zi.

 

Në takim nga ana e përfaqësuesve të Këshillit Kombëtar dhe shoqërisë civile është bërë një paraqitje e situatës aktuale lidhur me përdorimit e gjuhës shqipe në institucionet publike dhe sferat e ndryshme të jetës shoqërore, si dhe janë potencuar problemet që ekzistojnë kur është fjala për të drejtën e përdorimit dhe promovimit të gjuhës amëtare (shqipe).

 

Shërbimi Informativ i KKSH-së