Nika: Kush e drejton sistemin bankar në Ulqin dhe ku përfundon plaçka..?!!!

September 5, 2014   | Lajmet / Vijesti, Opinione

Muhamet-NikaShkruan: Muhamet Nika,

(vazhdim III)

Ky sistem i plaçkitjes, shihet se është shumë segmental dhe i sofistikuar nga ana e shtetit. Ai përveç institucioneve vendore , po dëshmohet që synonte dhe synon shtrijen e rrjetit të vet piramidal të shfrytëzimit, sipas skemës bankare mbi gjithë shoqërinë ulqinake . Është më se e qartë se ai, ka pasur sukses në këtë drejtim dhe e ka lidhur me paramendim shoqërinë e qytetit, për zinxhirin e fajdeve i cili mbaron diku në një rrugë pa kthim për kapitalin Ulqinak.

Mund të dëshmohet se mbi bazën e qarkullimit ekonomik aktual në Ulqin, dhe mbi bazën e interesave shumë të larta bankare, kapitali aktual i ekonomive familjare që vjen nga kreditë e marra , nuk ka shanse të rigjenerojë veten me profit pozitiv. Aktualisht ulqinakët , me kapitalin e tyre dalin në treg vetëm e vetëm për të mbijetuar si ekonomi familjare…?!!! Thjeshtë, ulqinakët janë shndërruar në robër pune të dy fishtë, si për bosët – bankarët(qeveritarë )të Podgoricës, ashtu edhe për bankarët e jashtëm, nga të cilët u sigurua kapitali fillestar, kuptohet mbi bazën e një përqinjeje të caktuar për bosët e politikës së qendrës. Praktika dëshmoi se „ tregu ulqinak me fajde..“ ishte hapësirë e vogël , për të kënaqur fajdexhitë e brendshëm dhe të jashtëm që i janë gjuajtur në shpinë.

Ndërsa , për zbatimin e një politike të tillë plaçkitëse dhe diskriminuese ndaj shqiptarëve lokalë me pasoja të pa parapara për ekonominë e tyre, e në favor të bankave që kish krijuar shteti me kapital të përzier kuptohet që u vunë me qëllim njerëz jo të kualifikuar nga Ulqini. Mjerisht këta , siç shihet nuk ishin të vetëdijshëm për misionin që do të duhej të kishin para shtetit dhe bankave në Ulqin . Misioni i vetëm i tyre po duket ishte, si e si , të ndanin të hollat e fituara nga bankarët çifutë francezë me një përqindje sa më të lartë duke i zhvatur deri në palcë ata.Shteti kësaj rradhe kish përgatitur befasinë më intrigante plaçkitëse për ulqinakët, të cilën ata , as që kishin mundur ta paramendonin. ?!!! Thjeshtë , puna e kërkonte të emëroheshin injorantë të ekonomisë, por të dëgjueshëm për të drejtuar bankat në dëm të popullatës ..?!! Andaj sot, rezultati i këtij ekuacioni ekonomik me disa të panjohura- bankare , për ata që ishin më të informuar dihej se do të ishte barazi me zero….?!!!

Me këtë në Ulqin , pas disa kohëve, filluan dhe u krijuan ato që u thonë kredi të këqia(dështuese për bankat)dhe atyre që u thonë( kredi të mira me profit), për bankat?!!!

Dihet se „Bordi i bankave partnere(të klasit të dytë)“, me kapital prej shumë anëtarëve, përkujdesej që hipotekat e kredive të këqija, që ndodhën në Ulqin, të mos ishin në dëm të hipotekave të (kredive të mira…), po ashtu së bashku të krijuara në Ulqin. Ndërsa shoqëria ulqinake, nuk ishte e informuar sa duhet për këtë .

Përfytyrimi i popullsisë, për kredi , po duket, ishte si ai i kohës së termetit(viti 79), e cila u dha nga shteti dhe më vonë u likuidua nga shteti….?!!! Lehtë mund të shohim se, kur u bë shpërndarja e të hollave, dhe injorantët e kryen misionin që pavetëdije të plotë e kishin marrë, shteti(kupto DPS-i), i tërhoqi drejtorët injorantë ose atyre, iu kufizoi kompetencat, për dhënie të kredi…?! Ai tashti do të përkujdesët të emrojë drejtorë , më të rreptë , të cilët, duhet të kenë „ pak fytyrë apo aspak fëtyrë“- kasapë të vërtetë, për të bërë konfiskimin e pasurisë (hipotekave)nga qytetarët dhe biznesi Ulqinakë i pasukseshëm duke e shitur atë shumë lirë…?!! Në Ulqin, mund të thuhet se janë të paktë ata qytetarë apo biznesmenë të cilët i ruajti zoti dhe nuk u zhyten në sistemin e fajdeve dhe piramidave që vetë shteti i krijoi….?!!!

KU PËRFUNDOJNË TË HOLLAT E PLAÇKITURA

Sistemi fiskal dhe politika tatimore në Mal të Zi, për të funksionuar aparati shtetëror, është centralizuar në mënyrë të skajshme në dëm të pushteteve vendore që disponojnë me tpotenciale ekonomike. Kjo bëhej në fillim të privatizimit dhe bëhet, vetëm e vetëm për të kontrolluar resurset ekonomike të komunave me potenciale ekonomike dhe për të fituar përkrahjen e komunave më pak të zhvilluara të veriut të republikës. Kuptohet se kjo ndodhte, në emër „të do ballansave“ dhe „ interesit të lartë shtetëror“ të promovuar , përmes politikës së DPS-it.

Ky sistem, nuk është fare stimulativ për komunat me potenciale ekonomike, në të cilën hynë edhe Ulqini, por përkundrazi është i krijuar për të bllokuar “ bumin eventual të tyre“, që ndoshta do të ngjante, po të kishin mundësi të administronin me të hollat të cilat krijohen brenda tyre.

Komunat e pasura, të cilat pyesin për fatin e këtyre të hollave përmes udhëheqësive të veta komunale,shihet se kohëve të fundit, janë bërë objekt i sulmeve nga qendra e DPS-it. Kujto për ilustrim , Budvën, Tivarin, Ulqinin, po deri diku edhe Podgoricën, për të cilat , të përditshmet informative, po thuajse për çdo ditë, sjellin lajme për skandalet që ndodhin atje ..?!!!

Duke mos dashur t‘i ikim temës , për të hollat që përmendëm më lartë dhe që parkohen në Podgoricë(vetëm nga Ulqini mbi 150 milijonë në vit), thuhet se kryesisht përdoren si burim i Fondit Egalizues të Malit të Zi etj., nga i cili , furnizohen rregullisht, me rroga komunat deficitare të pjesës veriore. Ndërsa për ironi, përmendim që Komunës së Ulqinit, e cila është në listë e para për furnizim të tij, mbetet e fundit, në raport me shfrytëzueset tjera të fondit , shuma e ndarë nga fondi egalizues, për Ulqin, deri tash i nevojitet vetëm për të mbuluar kistet mujore për kreditë e marra te banka malazeze.

A DO TË DËSHTOJË KJO POLITIKË E DPS-IT NË FINANCIM TË KOMUNAVE TË VERIUT NGA PARATË E KOMUNAVE BREGDETARE

Shikuar realisht , me këtë politikë që udhëheq qendra , ku komunat e jugut , punojnë për veriun , me siguri që nuk do të funksionojë tepër gjatë. Mali Zi , aktualisht, mund të ngarkohet edhe me një borxh, prej 1miljardë eurosh (gjithësejt 5 miljardë)..? !Kurse më pas dihet që vjen bankroti i përgjithshëm ekonomik…?! Atëherë, DPS-i i cili, veç kafilluar t‘i minojë komunat e „pasura“ të jugut dhe të qendres , pasi të ketë hëngër substancën e tyre dhe ta ketë sosë pčrfundimisht atë, për t‘i ikur “ lagut „ do të lejojë decentralizimin total në qeverisje. Duke iu mundësuar qytetarëve, të formojnë komuna sa të duan; pra edhe Tuzit, Anës së Malit, dhe Krajës…, me kusht që vetë komunat , t‘i mbledhin taksat e të vetëfinancohen, si dikur në kohë të Krajlit…?!!! E deri atë herë edhe Gjukanoviqi, me DPS-in e tij, veç do të i jetë ofruar fundit të shekullit të vet…?!! Kjo është afër mendësh si skemë e ngjarjesh të zhvillohet, me kusht ,që të mos fillojnë turbulenca sociale, të cilat nuk mund të parashihen …?!!!

Vazhdon (Kush i parapriu gjendjes së bankrotit ekonomik),