Raporti turistik i Organizates turistike te Ulqinit: 5% me shumë turista – Video

September 5, 2014   | Turizmi / Turizam

Hotel-Otrant-Plazhi-Madhe-Ulqin-UlqiniNë publikimin e fundit të raportit për qendrimin e turistëve në Komunen e Ulqinit, Organizata turistike benë të ditur se ka njohur nje rritje te numrit te turisteve gjate muajit gusht dhe fillim të shtatorit në Komunen e Ulqinit.

Sipas të dhënave të Organizatës turistike të cilët iu dhanë Portalit – Lajme nga Ulqini, në rivierën e Ulqinit këtë fundjavë pushojnë mbi 3.682 mijë mysafirë, që është për 5 për qind më shumë se në të njëjtën periudhë vitin e kaluar.

Më së shumti mysafirë janë në akomodimin privat, 1.173 mijë, në hotele pushojnë 2388, derisa në kampe 121 mysafirë, kurse në pushimore nuk ka të dhëna.

Nga numri i përgjithshëm i mysafirëve, vetëm 509 janë vendas, kurse të huaj jan 3.173

Në gjitha këto kordinatorja e OTU-së të Ulqinit zonja Dervishi deklaron se ne hotele ka rritje per 2%, ne kampe per 50%, ne akomodim privat per 6%, ndersa në pergjthësi ka rritje të turistave gjithsejt per  5%.

Nëse gjykojmë sipas plazheve të mbushura dhe trafikut të rënduar, atëherë në Ulqin këto ditë pushojnë të paktën tre herë më shumë mysafirë seç janë të regjistruar zyrtarisht.

Tourism Organization of Ulcinj

YouTube Preview Image