Kthehen 57 romë nga Podgorica në Kosovë

September 9, 2014   | Rajoni / Region

kthehen-romet-ne-kosoveNga Mali i Zi në Kosovë dje vullnetarisht janë kthyer 57 persona që në Podgoricë kishin ardhur në vitin 1999.

Personat romë janë përcjellë në mënyrë të organizuar nga kampi i refugjatëve në fshatin Klinavac afër kryeqytetit Podgoricë, për në Klinë të Kosovës, ku për ta janë ndërtuar shtëpi për banim, kanë kumtuar përfaqësuesit e Ministrisë së punës dhe përkujdesit social të Malit të Zi dhe ata të Komisariatit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për refugjatë.

Ky kthim është bërë në kuadër të një projekti, i cili financohet nga Bashkimi Evropian.

Në kampin Klinavac jetojnë afro 1400 romë që kishin ikur nga Kosova gjatë bombardimeve të NATO-s në vitin 1999.

Kthimi ka filluar vitin e kaluar kur në Kosovë janë kthyer 14 familje me 64 anëtarë, raporton agjencia e lajmeve “Beta” nga Podgorica.

lajmi.net