Nika: Tito në Ulqin 1971

September 9, 2014   | Lajmet / Vijesti, Reportazh / Reportaža

Foto: VijestiShkruan: Muhamet Nika,

 

“ YES ! AM A LONG WAY FROM HOME- Mogvai “

( Po!Unë jam shumë larg shtëpisë)

TITO NË ULQIN 1971)

 

Si pioner i Titos, që isha,mbaj mend se gjithë herë kur Titoja, nisej me anijen e tij nëpër botë, isha , shumë i shqetësuar për kohëzgjatjen e udhëtimit të tij në det…?!! Shqetësimi im lidhej me një përfytyrim të detit dhe oqeanit të trazuar dhe me plotë furtunë që mund të çante mu në mes anijen dhe larg qoftë vetë ATË ?!!! Andaj, kur ktheheshim nga shkolla, me shokët, i hapnim veshët, për të rrokur ndonjë valë   radiostacioni ashtu të rrall për kohën, që lidhej me fatin e Titos në det të hapur…?!! Mbase dikush për këto shqetësime të mija djaloshare, do të kish heshtur duke e fshehur këtë !! Dhe mbase do të kish kujtuar , që me te, nuk ish hesapi në rregull?!!! Por unë me gjithë atë vendosa ta rrëfej këtë shqetësim të marrë timin.

Pasi jetojmë në një epokë tjetër, për brezin më të ri, them që Josip Broz Tito, ishte themelues dhe kryetar i Jugosllavisë socialiste prej çlirimit të saj nga gjermanet e deri në vdekje . Tjetër ai, në memoaret e veta , thuhet se paska shkruar, që kishte një dëshirë të madhe të na vizitonte dhe t’i kalonte pushimet në Ulqin. Ja pra që shqetësimi im , si pioner i tij , na qenkësh krejt i zakonshëm. Ai me gjithë atë, me sa duket, paska qenë në dijeni, që unë me shokët e mi rrinim pa gjumë deri sa Titoja të kthehej shëndosh e mire me anije. Pastaj në botën fëmijërore, parafytyroja , se si, ai, kur dilte pas shumë ditëve diku në ndonjë tokë botës, ndoshta mund të ketë shkruar edhe ndonjë letër për të afërmit e vet, ose dike tjetër, me fjalët, si: “….Po! Unë jam shumë larg shtëpisë…?!!

Andrej Nikollaidis për Titon në Ulqin

Që shqetësimi im për Titon, paskësh qenë krejt i natyrshëm, e zbulova kur Andreja Nikollaidis- një shkrimtar modern malazez ,shumë më i ri nga unë në moshë, me sa duket, pati sukses të kapi këtë shqetësim tonin. Ai duke shkruar për ardhjen e Titos në Ulqin, në romanin e tij Mimesis, rrëfimit, për vizitën e Titos, i kish vënë jo pa qëllim, titullin e një kënge të pop-rrokut të kohës , që është: YES ! AM A LONG WAY FROM HOME….?!!!

vizita-Titos-Ulqin

Për këtë do të kisha vënë bast, me këdo , që me nëntitullin e cekur -Andreja, ka përdorur një metaforë të përkryer tipike ulqinake, e cila flet për botëkuptimin shqiptar dhe malazias, që lidhej me lundrimet e Titos dhe lundrimet tjera në det! Vonë e kuptova, që ai, me siguri nuk kish nevojë të shkruante letra , nga se po thuhet , nuk kish as të dashur as të afërt….?!! Bile një kushëri i tiji , kur e takoi Titon,- më vonë deklaroi, se “ Titoja i madh , nuk ishte Jozha i vogël…” ?!!

Kurse nga ana e tjetër, “bukuroshja Teja”- e cila është një femër e përdalë” në roman, e që shkrimtari Andreja, nuk është se e don fort edhe pse mban me të letër këmbim me të, gjithashtu, përsëri vë bast, që është një metaforë e përkryer për Titon dhe e Tejave (pili-vesave), të mareshalit me të cilat“ plakushi” mbushte anijen për një udhëtim sa më të rehatshëm!!!

Ja që pse shqetësimi im, që Titoja , ishte për “tu dhimtë “ dhe që hiqte keq, duke udhëtuar nëpër ujë, në vend se të udhëtojë me aeroplan , ka qen jo real…?!!!

“…Si e kujtojnë komunistët ulqinak vizitën e Titos?!”

Në vitin 1971 ai e viziton Ulqinin bashkë me bashkëshorten e tij Jovanken dhe në shenimet e tija autobiografike shkruan:
Ditën e vitit 1971 kur duhej ta lëshoja hotel “Galebin” mu duk aq rëndë sa që kur Vukmanoviq Tempo më tha: “Hajde plakush shkojmë tani”.
Ju drejtova atij duke i thënë: Pa shiko këtë njeri këtu pranë meje se sa i mirë dhe i këndshëm është. (Josip brozi këtu e ka fjalën për kryetarin e komunës Fadil Taipin nga Ana e Malit gjegjësisht nga Katërkolla.)

Pastaj Tito me plot inat i drejtohet Vukmanoviqit duke e marrë atë si fajtor që po e ndanë nga kjo mikpritje e veçantë shqiptare nga komuna e Ulqinit, dhe shton: – Dhe këto të tjerët sa bukur na pritën- duke treguar me dorë nga Nijazi Resulbegoviqi dhe Ruzhdi Dervishi.
Pastaj shtoi – Me të vërtetë nuk po më shkohet, dua të rri këtu me këto mikpritës aq të mirë.

 

Lajmi për vizitën e Titos dhe fati tragjik i kuzhinierit Ibro Dedeiqi

-marrë nga romani Mimesis i A. Nikollaidisit

“….Dëshmitarët kallëzojnë se ajo që ka përgatitur Ibro Dedeiqi nuk ka qenë ushqim do si do: ka qenë ajo një kryevepër gastronomike .Thonë se shumica e gjellëve të cilat sot janë ekskluzivitet i kuzhinës luksoze franceze janë të menduara dhe për herë të pare të gatuara në pallatin mbretëror rus………

Udhëheqësit komunistë ulqinakë në sigurimin e gjërave ushqimore për pritjen e Mareshallit Tito, kanë aplikuar diçka nga përvojat e pallatit mbretëror rus. Ibro Dedeiqi , ka marrë pëlqimin për tu ofruar sa të kish dëshirë në rezervatet shtazore e shpezore të Jugosllavisë. Në se Ibroja ka dashur peshk nga rrethi i Hvarit,verë të Peleshacit, speca nga Maqedonia, djathë nga rrethi i Travnikut, kaproj nga Sllovenia…, ka qenë e mjaftueshme që kërkesën t’ua parashtrojë pushtetarëve lokalë, sepse maja komuniste e Ulqinit për atë rast, me manitë e heronjve të Marvelit është transformuar në një lloj të supër-intendanturës.

Por derisa Ibroja, në ditën e ardhjes së Titos, ka bërë edhe disa përmirësime aranzhimi të vogla, në masën gjatë rrugëve të Ulqinit ka dalë fjala se Titoja, siç është lajmëruar, për shkaqe diplomatike e anulon vizitën në qytetin më jugor të bregdetit tonë. Mileti i tubuar është shpërndarë, ndërsa maja komuniste ka ngarendur në hotelin “Jadran”.

Sikur milingonat e kuqe gjigante, e kanë zhdukur gostinë e Ibros. Ate që s’kanë mundur ta rrasin në lukthe , me shiqare e kanë çuar nëpër shtëpi. Në fund ajo salla e gjerë për bankete e “Jadranit”është dukur sikur nëpër te ka vrapuar një kope e thive të egjër.

Çthurja tragjike e këtij tregimi ndodh kur prej Tivarit në Ulqin, arrin depesha , në të cilën thuhej se . Mareshalli, duke pasur konsideratë ndaj të tubuarve, popullit të gazmuar, prapë, me anijen e kryetarit do të vijë në Ulqin. Kasneci i lajmit duke vrapuar me ngut në hotelin “Jadran” filloi e bërtiti: Titoja me gjithë atë do të vijë, Titoja po vjen! Në çastin kur e dëgjon lajmin Ibro Dedeiqi, u mbështet në derën e kuzhinës dhe desh e ndezi cigaren. Nuk arriti të thithë as një tym sepse më parë i kish rënë pika në zemër, kurse trupi i tij i pa jetë qëndronte shtrirë në dyshemenë prej mermeri, nëpër të cilën disa orë më vonë do të kalojë Mareshalli…”

Pas kësaj ngjarjeje, me sa duket -Titoja, e kuptoi, në mënyrë të tërthortë, se çfarë rasti tragjik kish ndodhur në Ulqin nga frikë respekti i mikpritjes që kishim për të. Kështu që kjo vizitë ishte e fundit  e cila shënoi ardhjen e tij në këtë qytet. Herën e fundit , për të na kursyer nga vdekja- lëshimi i zemrës , gjatë vizitës së fundit, që i bëri Tivarit- Ku u pa duke qarë gjatë diskutimit…, nuk u kthye më fare me anijen e vet në Ulqin..?!!! Disa komunistë ulqinakë, të qarën e Titos e kishin komentuar si mërzi të tijën, që po ndahej pa e parë edhe njëherë Ulqinin dhe ndoshta “të mjerit”, i kujtohej mikpritja e ” Xha Brahos”…?!!!