Përfundon Ekspozita “Ulqini në telajo” + Foto + Video

September 9, 2014   | Intervista / Intervju, Lajmet / Vijesti

Ekspozita-Ulqini-në-telajo-Shumë piktorë kanë bashkëpunuar për të hapur një ekspozitë me 30 piktura në qytetin e Ulqinit. Kjo ekspozitë mban titullin “Ulqini në Telajo” dhe në të dominojnë pikturat me peizazhe dhe motive nga Ulqini. Çelja e ekspozitës u ba në hotelin “Albatros” nën kujdesin e kryetarit të komunës Fatmir Gjeka i cili ka shprehur kënaqësinë që piktorët nga disa vende të regjionit u mblodhën me këtë rast në Ulqin.

Ekspozita-Ulqini-në-telajo-6

Çelja e saj është një inisiative e Institutit të Librit dhe Promocionit te ekspozitës “Ulqini në Telajo”, u bë nën kujdesin e drejtoreshës së Institutit Irena Toçi, si dhe drejtoresha e Organizatës turistike të Ulinit Zana Sarvan, si dhe disa pjesëmarrës të kolonisë.

Ato kan vlerësuar përkushtimin e artistëve, për të sjellë në formë arti, një tjetër guide për të gjithë ata që duan të njihen me bukuritë e këtij vendi.

Artistët iu falënderuan organizatorëve të ekspozitës dhe Ulqinakëve për mikpritje të ngrohtë duke theksuar që presin që në të ardhmen do të ketë më shumë manifestime të tilla në qytetin e Ulqinit.

Ja pra disa Foto nga nata perfundimtare e Kolonis se piktoreve shqipetar nga te gjitha trevet e mbajtur ne Ulqin ……Hotel Albatros