Ulqini ka tejkaluar parashikimet e numrit të madh të turistëve

September 10, 2014   | Lajmet / Vijesti, Turizmi / Turizam

ULQINI-SOT-Nga Besim Toska

Pushimet në Ulqin vazhdojnë ti kalojnë një numër jo i vogël i turistëve nga vende të ndryshme.  Sivjet kjo komunë e populluar me shumicë thuajse qind për qind shqiptare  në Malin e Zi, sivjet kanë pasur një verë të begatshme nga turizmi që e kanë edhe  punë kryesore për jetën.

Të kënaqur janë ndarë thuajse të gjithë ulqinakët e më gjerë, edhe pse sivjet koha ka qenë e përshkuar ehd eme reshje shiu dhe mujain e Ramazanit që ishte gjatë verës. Këto nuk kanë qenë pnegesë që ulqinakët të kompenësojnë ditët e humbura nga Ramazani dhe shiu dhe gjatë muajit gusht kanë shnuar rezultate mjaft të mira.

Isat-DragovojaIsat Dragovoja, menaxher i shitjes në kompleksin hotelier publik “Riviera e Ulqinit”, tha për portalin “Toskanapress.info”se  sivjet kanë pasur një sezonë të suksesshme turistike, edhe përkundër se koha jo rrallë herë ka qenë me shi dhe po ashtu ishte edhe muaji i Ramazanit gjatë verës.

Ai tregon se kanë pasur numër të madh turistësh ku edhe disa herë kapacitetet kanë qenë të gjitha të mbushura dhe nuk ka pasur vende boshe.  Kompleksi Reveiera e Ulqinit, ka pasur në shfrytëzim këtë sezonë mbi një mijë shtretër në tre hotele: Olimpik, Bellevue dhe vilat tek fshati turistik Ada e Bunës.

Isat Dragovoja, tregon për portalin “Toskanapress.info”, se çmimet kanë qenë ato që ishin viteve të kaluara, ndërsa është rritur vetëm cilësia e shërbimeve.
Ndërsa tregon se nga të gjitha trevat shqiptare kanë pasur mysafirë, por numri më i madh i turistëve ishin nga Çekia, Rusia, Gjermania e vende të tjera.

Luz Nikolla, pronar i plazhit e restorantit Toni grill, tha për portalin “Toskanapress.info” se kanë pasur një verë mjaft të sukseshshme. Sipas tij numri i më i madh i turistëve ka qenë nga Kosova të cilët çdo vit pushojnë e ushqehen në plazhin e restorantin Toni grill.

Ai tregoi se çmimet në këtë plash e restorant ishin të njëjta me vitet e shkuara si dhe janë të njëjta nga Kosova. Ndërsa pushuesit kanë pasur mundësi që të kenë kushtet adekuate dhe kulitetin  lartë të shërbimeve.

Ali Resulbegu, pronar i kompleksit Eneida, tha për portalin “Toskanapress.info”, sivjet  puna ka ecur shumë mirë, pos gjatë muajit të Ramazanit ka qenë më dobët. Kompkesi ka katërdhjet shtretër në apartmente të ndryshme.

“Çmimet janë të arsyeshme për turistët në krahasim me kushtet dhe cilësinë e lartë që ofrohet. Meqë kemi numër të madh të turistëve dhe kemi rezervime deri në gjysmën e shtatorit, mendojmë se çmimet janë të lira”, tha Resulbegu.

Sipas tij numri më i madh i turistëve  janë nga Gjermania, Rusia, Austria, Danimarka, Belgjika, por nuk mungojnë edhe shqiptarët nga diaspora dhe Kosova.

 

Edhe Arben Truma, pronar i plazhit dhe restorantit Saranda beach, tregon për “Toskanapress.info” se kanë pasur një sezonë të begatshme

“Sivjet kemi pasur turistë edhe më shumë në krahasim me vitin e kaluar”, tha Truma. Sipas tijplazha dhe restoranti, edhe sivjet i kanë pasur çmimet më të lira në rajon dhe të cilat nuk ndryshojnë gjatë tërë vitit. Ky restorant punon nën stop dhe jovetëm gjatë verës, por gjithë vitin. Numri më i madh i turistëve edhe sivjet ishte ai nga Kosova.

Emina-Derveshi-OTU

Emina Dervishi, nga Organizata Turistike e Ulqinit, tha për portalin “Toskanapress.info” se me kohë kishin bërë përpjekje të mëdha që edhe ky sezon të jetë i suksesshëm.

“Sezona turistike akoma po vazhdon edhe këtyre ditëve të shtatorit ku ka një numër të konsiderueshëm të turistëve nga vendet evropiane dhe besojme që nëse edhe koha të jetë e mirë sezoni do të vazhdojë deri në ditët e para të tetorit”, tha Dervishi.

Zyrtarja e OTU-së, tha se që në pëgjithësi janë të kënaqur me këtë sezon, ku gushti i ka tejkaluar parashikimet e të gjithëve dhe ka mbuluar atë shprazëtirën e korrikut ku edhe ka mbizotëruar moti me shi.

Struktura e turistëve viteve të fundit po ndryshon gjithnjë dhe tani përveç turistëve nga Kosova ka një numër të madh edhe të turistëve nga Rusia, Gjermania, Çekia, Polonia, BiH dhe Serbija.

“Normalisht kosovarët nga diaspora nuk e harrojnë Ulqinin kurrë kështu që numri më i madh i turistëve ishte pikërisht i kosovarëve që jetojnë jashtë kufijëve shqipëtar, tha Emina Dervishi.

Sipas saj edhe për Ulqinin Kosova është një treg i rëndësishëm dhe gjithëmonë mundohet që promovimi i ofertës në këtë vend të jetë në një nivel shumë të lartë gjithnjë në bashkëpunim me Komunën e Ulqinit.

Sa i përket numrit të turistëve akoma nuk ka analizat përfundimtare kështu që nuk mund të bëjmë krahasime me vitin e kaluar.

Ulqini edhe viteve tjera i fton kosovarët që destinacion tyrin të preferaur të kenë Ulqinin.

 

Burimi: www.toskanapress.info