Nika: Kush i parapriu bankrotit ekonomik

September 11, 2014   | Lajmet / Vijesti, Opinione

Muhamet-NikaShkruan: Muhamet Nika,

(Vazhdim IV)

Me këto shkrime nuk dëshirojmë të cekim se privatizimin , ME KREDI MARRJEN, duhet ta kemi të huaj, por duam të themi se ky lloj i privatizimit, BASHKË ME KREDI MARRJE, që u organizua nga DPS-I, në Ulqin, dështoi dhe dihej që do të dështonte…?!! Dështimi në sektorin ish-shtetëror , nuk mund të lidhet vetëm, si problem sistemor i sistemit që perëndoi në ish – Jugosllavi- siç mendojnë disa. Nga se gjithë kjo ekonomi e ish- sistemit është ka funksionon si duhet. Madje , madje, privatizimi, funksionoi e funksionon, deri diku, edhe në komunat tjera të Malit të Zi- përveç se në Ulqin, siç kemi shkruar edhe më parë?!

 

Atëherë këtu, mund të shtrohet një pyetje me interes: Përse bënë përjashtim vetëm Ulqini, ku procesi i privatizimit dështoi tërësisht ?! Pyetja kërkon përgjigje, sepse nga e gjithë kjo ekonomi komuniste- me mbi 1500 vende pune nuk mbeti as nam , e as nishan i saj.?!! Dhe për ironi, të gjithë e shikuam procesin e shkatërrimit, i cili po kryhej, nga disa matrapazë tonë që vepruan “ në emër të shtetit” me gjak ftohtësinë më të madhe, thua se nuk po ndodhte asgjë. E ata, vendosnin dhe shkatërronin brezin tonë dhe mbyllnin perspektivën për brezin që vjen. Sot më duket , që tek ne, në atë kohë funksiononte ajo puna e trurit të logjikës së gomarit kur u takua me ujkun…! Dhe tha- po e përsëris:“Bane zot andërr…”?! Këto janë fjalët që kish thënë kafsha e trashë   të cilat e gjora, vazhdimisht i përsëriste edhe atë herë kur ujku , ia kish filluar ta hajë nga pas…,?!!

Mbi 1500 punëtorët e këtij sektori ekonomik, thjeshtë po vërehet, nuk mund ta besonin se do të liheshin rrugëve , pa i hipur as kujt , madje sa do pak, as gjemba sa do e vogël në këmbë për fatin që i priste..?!! Shteti, në Ulqin, nuk funksiononte dhe ndihej i kapitulluar ekonomikisht. Tërë kjo ndodhi në një gjendje kaotike lufte. Po duket se ai u përcaktua që fatin e ekonomisë t’iu besojë me gjithë atë, do” kasapëve ekonomikë shqiptarë”, të cilët shfrytëzuan rastin të pasuroheshin nga tjetërsimi i këtij kapital. Madje në këto punë , disa duhet të akuzohen , si “ profitera lufte…”?! Themi këtë, sepse gjithë këtë pasuri të plaçkitur , duke filluar që nga uzurpimet e pronësisë e bënë pa përkrahjen e Kuvendit komunal të Ulqinit. Këta, sipas metodës së vet , i krijuan atij paralelizëm , të cilin fillimisht e izoluan dhe më pas iu sulen marrjes së tij me votë.. Ai , as që pyetej fare …?!!!

KËND E AKUZOI ZHELKO ROLLOVIQI NË NJË KONFERENCË PËR SHTYP

Para se të flas, për deklaratën e tij, të dhënë në media, dua të ceki, që kur ky ish drejtor i Rivierës, kurse vetë isha – qëllova drejtor i kulturës , konfirmoj se   ai , për të ndihmuar kulturën e qytetit, më kishte vënë në dispozicion, mbi 300 fjetje(pansione) për të strehuar mysafirët e festivalit tradicional që mbahej në Ulqin, andaj unë i marr të sinqerta , disa konstatime të tijat, kur thotë , se kultura në Ulqin u la pas dore. Me ikjen e Zhelkos, ikën edhe pansionet për festival…?!!

Zhelko Rolloviqi, të paktën e tha haptas të vërtetën e gjamës se e ndërgjegjes së tij që e vret.”.?!

Ose fundi i fundit, thënë ndryshe, në raport të tijin me shqiptarët në DPS, pohojmë se duhet ta pranojmë që këta të fundit , ekonominë e Uqinit , dhe të gjithë atë, që krijoi shteti, mbase nuk e pranojmë si tonën?!! Një mendësi e tillë që ngjet me ta, si duket nuk ngjet , me të gjithë serbo-malazezët ?!!! Kurse dhelprës nuk mund ti besohet koteci i pulave…?!!! Ndoshta kjo është edhe fryt i asaj, që ne , shtetin, këtu në Ulqin, me shekuj e kemi pasur , në anën e kundërt tonën. Me të ose pa të, ne ndiheshim të rrezikuar, çka nuk mund të thuhet edhe për serbo-malazezët, që pa praninë e tij, ndihen të rrezikuar?!!!

Për të mos dalë krejt kështu dhe me bindjen që askush nga personat që përmend historia dhe shkrimet e shenjta, nuk arriti të fitojë shtetin(në konceptin pronë),pra as këta(tanët),nuk do”t’ia shohin hajrin”,i hipëm këtij shkrimi gjurmues në vazhdime duke e regjistruar çështjen .

Me plotë gojë themi, se kjo punë që u bë problem i konfliktit brenda partiak në Ulqin të DPS-it , jo- nuk ndodhi rastësisht, prandaj, as nuk mund të falet e as të fshihet e të heshtet edhe pse mbetet si tepër e vështirë të shprehet vetëm me disa fjali

Sipas metodës së përfitimit të “serumit-antihelmit, që është vetë helm?!”, edhe në këtë situatë për të sqaruar çështjen zgjodhëm”gjuhën e armikut”?!!!

Më duket, se skemën e krimit të organizuar ekonomik të rrënimit të ekonomisë ulqinake gjatë privatizimit, me bukur dhe më drejtë e ceku vetë Zhelko Rolloviq, që tha, se :”… .Kur e hetuan që plani im (i privatizimit) mund të   kalonte të këshilli i privatizimit, atëherë edhe më mire edhe më shpejt se unë, del në skenë lobi i interest në krye me ministrin e atëhershëm të turizmit Predrag Nineziqit dhe i cili perms drejtorit gjeneral të ekonomisë të Elektro Distribucionit të Malit të Zi, si dhe drejtorit të Elektrodistribucionit në Ulqin ,Loro Ndrekiqi(kryetari aktual i i KK tëDPS-it) i cili për një shumë mizore të borxhit, prej 231.000 euro e tërhoqen Rivjerën drejtë falimentimit duke krijuar vend që ata rreth saj të hjedhin valle.

Duke e e rrënuar njëherë e sa më pare idenë e Plazhës së Madhe që u shit për një çmim më se qesharak , për 1m2= 38,4 euro?!!….Me këtë edhe u varros përfundimisht ideja e Rivjerës si bartëse kryesore e zhvillimit të ekonomisë ….” Konstatoi Rolloviq

Unë ende nuk dua të besoj që personat të cilët akuzon Rlloviqi me shokë nga radhët e   funksoinarëve lokalë të DPS-it, të jenë gjeni të së keqës që provokuan bankrotin ekonomikë nëUlqin….?!” Edhe pse Ndrekiqi, bëri përpjekje të nxirrej me fjalë të mëdha e të ashpra, duke pohuar se ata të cilët e sulmojnë janë rrenca….?! Është e vërtetë e pa mohueshme se të gjithë ata drejtorë që shkatrruan me skenar ekonominë ulqinake janë anëtarë të DPS-it?!! Është e vërtetë e madhe që drejtorët e bankave që na mbytën me kredi , ishin të DPS-it, ose të partnerëve partiak të DPS-it në qeverisje . Gjithë ashtu, është e vërtetë e madhe që ëndrra e këtij kallëpi- të DPS-it , për të ardhur në krye të komunës, pat vazhduar me tërë arsenalin “konvencional e bërthamor” gjatë zgjedhjeve të kaluara

Marrja e komunës, për këtë parti, është strategjike sepse do të thoshte, kënaqja e të pakënaqurve me punësime enorme, të atyre, të cilët ranë nga sistem.Dhe me këtë do të fillonin serinë e re të plaçkitjes së saj sipas skemës së aplikuar me ekonominë shtetërore.

Kjo gjendje e ëndrrës së tyre vazhdon edhe sot,?!!! Kurse a do të vazhdojnë shqiptarët , sërish me atë thënien “bane zot andërr, është punë tjetër…?!!!

(vazhdon V) – VËRJANI SOT GISHTIN KOKËS, PËR TË MOS E VËNË NESËR DIKU TJETËR..”?!!!