Për herë të parë hapet fakulteti në Ulqin – Video

September 13, 2014   | Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji

Në Ulqin hapet solemnisht FakultetiNë Ulqin hapet solemnisht Fakulteti për studime afariste mesdhetare

Në Ulqin sot zyrtarisht është hapur Paralelja e Fakultetit për studime afariste mesdhetare.

Studentëve të institucionit të parë të arsimit të lartë në Ulqin iu uroi sukses edhe kryetari i komunës Fatmir Gjeka. Ai tha që fillimi i punës së Fakultetit është hap i rëndësishëm për këtë komunitet duke shprehur pritshmërinë që prej vitit të ardhshëm ligjëratat do të jenë edhe në gjuhën shqipe, raporton media nga Ulqini “Ul.info”.

Në emër të administratës së FSAM të pranishmëve iu drejtua prof.dr. Stevo Nikiq. Ai theksoi që Ulqini është qytet i mundësive të mëdha dhe historisë së pasur, vend i kryqëzimit të civilizimeve të mëdha, i cili duhet të jetë qendër e shkencës dhe arsimit. “Ne i ofruam program modern të rinjve, të cilin do ta realizojmë në bashkëpunim me kuadrot nga Ulqini”, tha Nikiq duke iu falënderuar administratës lokale për ndihmën.

Në këtë ceremoni, mbasi që studentëve të vitit të parë iu dhanë indekset, ishin të pranishëm dhe  nënkryetarët e komunës Zenepa Lika dhe Safet Beci, deputetët Luigj Shkrela dhe Dritan Abazoviq, menaxheri i komunës Omer Bajraktari, drejtoresha e OT Zana Sarvan, drejtori i Filialit të Fondit të shëndetësisë në Ulqin Skender Elezagiq, si dhe në sërë personazhesh tjera publike.

YouTube Preview Image