Ulqini përmbytet nga reshjet e shiut + Foto

September 13, 2014   | Reportazh / Reportaža

rreshjet e shiut ne UlqinFoto: Majlinda Kazmaj

Reshjet e shiut dhe era e fortë ka shkaktuar probleme në rrugët e Ulqinit. Pavarësisht investimeve te realizuara në Komunën e Ulqinit edhe këtë verë reshjet dhe përmbytjet nga disa centimetra shi do te jenë të pashmangshme.

rreshjet e shiut ne Ulqin-4

Pas muajve të tërë me thatësi, ditëve të fundit shirat në shumicën e regjioneve në Mal të Zi nuk kanë të ndalur.

rreshjet e shiut ne Ulqin-3

Qendra dhe pjesë të tjera të qytetit të Ulqinit janë vërshuar nga uji, sikurse Rana, tek shkolla “Vëllazërim Bashkim”, rruga ku gjendet marketi Solaris, rruga që çon në Kodra, rruga që çon në plazhin e madhe tek Garazha e Becit etj, i cili po bie pa ndërprerë prej më shumë se 24 orësh dhe gjendja paraqitet alarmante.

Neser,  mot kryesisht i vranët  dhe jo stabil

Në Mal të Zi mban mot i vranët dhe me reshje e bubullimë.

Frynë erë e dobët deri mesatare e drejtimeve jugore.

Temperatura në orën 14; Ulqin e Beranë 26 gradë, Tivat 25, Budvë, Bjello Pole e Rozhajë 24, Tivar 23, H.Novi 22, Podghoricë 21, Plavë 20, Shavnik 19, Cetinë e Plluzhinë 18, Nikshiq 17 dhe në Zhablak 14 gradë.

Për nesër parashihet të mbaj mot kryesisht i vranët dhe me reshje e bubullimë , sidomos gjatë natës dhe në orët e para ditës.

Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet jugore. Temperatura e mëngjesit , prej 9 deri në 19, kurse më e larta e ditës prej 17 deri në 25 gradë celsius.