Forca: Mospërdorimi i abetares mbarëkombëtare, dëshmi e mentalitetit të trashëguar

September 15, 2014   | Rajoni / Region

Mospërdorimi i abetares  mbarë shqiptare brenda  korpusit të shqiptarëve në Mal të Zi, është dëshmi e mentalitetit të trashëguar  në ministrinë  e arsimit , ka vlerësuar  Forca e re demokratike.  Siç thekson kjo parti,  fillimi i këtij viti shkollor nuk paraqet ndonjë risi krahasuar me vitet e mëparshme . Fjala është për programin dhe tekstet mësimore  për lëndët e identitetit nacional .

Abetare-Faqe11

Përjashtim bënë vetëm  programi mësimor  për gjuhën dhe letërsinë shqipe, kurse lëndët tjera sidomos historia , kultura muzikore dhe gjeografia,  janë të pa përshtatshme dhe si të tilla janë në kundërshtim me identitetin kombëtarë shqiptarë në këtë mjedis , thuhet në kumtesën e Forcës,  dorëzuar agjencisë MINA.

Lidhur me këtë  çështje , gjithsesi  duhet konsultuar  Këshillin nacional i shqiptarëve në Mal të Zi dhe pastaj të miratohen planprogramet arsimore  dhe tekstet shkollore  për shkollat me mësim në gjuhën shqipe në Mal të Zi.

RTCG