Llogaria përfundimtare e Komunës së Ulqinit, një milion euro mangut

September 15, 2014   | Ekonomia / Ekonomija

gjeka-1Prej ardhjes së administratës së re në komunë të Ulqinit, në fund të shkurtit të këtij viti, buxheti i vetëqeverisjes lokale ishte në bllokadë më shumë se një të tretën e kesaj periudhe, raporton portali Ul.info.

Me vendimet e reja gjyqësore të cilët kanë të bëjnë me pagimin e tokës personit të cilit ajo është shpronësuar për nevojat e ndërtimit të hotel “Galebit”, në fillim të viteve tetëdhjetë të shekullit të kaluar, shuma totale e parave të hequra, vetëm për këtë gjë, në këto 200 ditët e qeverisjes së kryetarit Fatmir Gjeka do ti kalojë një milion euro.

Nëse dihet që vitin e kaluar buxheti i realizuar në këtë komunë ishte pesë milion euro, atëherë lehtë mund të arrihet përfundimi që bëhet fjalë për shumë të madhe parash, e cila, për shembull, ishte e mjaftueshme për pagesën e gjashtë pagave mujore të punësuarve në organet e administratës lokale në Ulqin.

Ul.info