Nika: LOSING MY RELIGION (Po humbas religjionin…)?!

September 15, 2014   | Kulturë / Kultura

Andrej Nikolaidis-MimesisShkruan: Muhamet Nika,

(Fragment i përzgjedhur nga shkrimtari modern i letërsisë malazeze Andrej Nikollaidis- nga romani MIMESIS)

Feja ortodokse Në Mal të Zi qelbet si një kufomë gërbuluri, deri në qiell. Grigja, si gjithkund, është gjakatare, por kriminelat e vërtetë janë popat. Ata urrejtjen malazeze edhe ashtu kolosale e shtojnë më të madhe. I ndërsejnë sikur qentë e tërbuar njerëzit njërin kundër tjetrit. Kudo që bëhet një krim, kisha e udhëheq turmën. I bekon vrasësit, dhunuesit dhe zjarr vënësit. Popat armatosin popullin , organizojnë njësitë paraushtarake. Armata jugosllave i furnizon me armatim, madje me helikopterë dhe gliserë. Si komandosë , popat ngarendin nëpër Mal të Zi dhe me armë vënë rregull. Kudo që ndodh diçka që nuk e arsyetojnë popat arrijnë me kolona të transportierëve ushtarakë. Kisha në Mal të Zi merret vetëm me politikë………………………………………………………………..

Çdo vit për Krishtlindje, Mali i Zi është në zgrip të luftës civile, sepse popat e ndërsejnë turmën në kasaphanë. Kërshëndellat në Mal të Zi, konsiderohen si data më e mirë për vrasje masovike. Nëse dikush në Mal të zi, ka nevojë të bëjë një gjenocid të vogël, atë gjithë se si do ta bëjë në kërshëndella. Edhe këtë adet e ka themeluar meshtari, ai i cili ka pasur qejf të shkruajë poezi. Vlladika Peter II Petroviqi në “Kurorën e Maleve”, ka kënduar për plojën që kanë bërë malazezët mbi myslimanët. Në natën e kërshëndellave popat pohojnë se Kurora e Maleve është bibla Malazeze, gjë cila në ndonjë vend tjetër, do të ishte si fyerje e zotit e mjaftueshme për të përjashtuar nga kisha. “Kurora e Maleve”

Kërshëndellat i ka shndërruar në kremte nacionale, simbol të luftës kundër Tjetrit…………………………………………………………………………….

Në Ulqin , ndërkaq, natën e Kërshëndellave, njerëzit vijnë para kishës që të shtinë në ajër dhe të trembin fqinjët shqiptarë. Meshkujt e tërbuar me pushkë automatike të repetituara hyjnë në kishë dhe prapë sa më parë dalin, që në oborr t’ia japin edhe një rafal. Ia Krisin që shqiptarëve tu dërgohet sinjali se  malazezët janë të armatosur dhe në çdo moment janë të gatshëm për luftë. Pastaj hidhen bomba të cilat mbysin thitë dhe dhitë e popave që kullosin pas kishës. Popi ashtu fortë i përballon bataret, edhe pse jetën dhe pasurinë e ka në rrezik.Shishet me raki shkojnë prej doret në dorë dhe së shpejti oborri i kishës mbushet me njerëz të armatosur, që shajnë e shalakatën duke vjellë nëpër murët e faltorës.Nga pija e tepërt trupi u bëhet dru dhe ata e humbin kontrollin e lëvizjeve.Duart me të cilat i mbajnë pushkët në mes të rrafallit i lëshojnë,dhe plumbat fluturojnë nëpër turmë. Ende askush nuk është vrarë, por popin një vit e kashpëtuar vetëm zoti i madh.Rafali i automatikut është lëshuar drejtë tij. Plumbat janë ngulur në murin e kishës. Pesëmbëdhjet bira, pesëmbëdhjetë versione të vdekjes në nja djetë centimetra nga koka e popit. Njeriu që ka shtënë e ka humbur vetë dijën, në çastin kur e ka tërhequr këmbëzën. Ar se trupi i tij i pavetëdije të përplasej për tokë,plumbat kanë fluturuar nga popi.Miletit kjo gjë imka pëlqyer. Kanë eshur. Kapasur edhe prej atyrëve të cilët kanë propozuar që të ushtrojnë gjuajtjen ashtu që do të shtinin në mollën e vendosur nëm kokën e popit. Popi i shastisur ka ikur dhe është ndryrë në shtëpi. Por që asnjëherë nuk ka bërë ndonjë diçka për të penguar shëndllekun para kishës.

Deri sa zgjasin krismat në Natën e Buzmit, qytetarët e ndershëm ndryhen nëpër shtëpi.Fëmijëve u ndalohet të dalin në rrugë. Plumbat bien nëpër pëllaze, dis nëpër dritare hyjnë nëpër dhoma. Viktimat në njerëz në Krishtlindje nuk konsiderohen të pa dëshirueshme. Viktimat e krismave tolerohen edhe në rastet shumë triviale, andaj si jo në festat fetare. Në Mal të Zi është një thënie: nuk ka dasëm pa pesë të vdekur. Jeta këtu vlenpak

( ROMANIN NË SHQIP MUND TA GJENI NË SHITJE, NË LIBRARINË TE PALLATI I KULTURËS NË ULQIN )