Më 17 shtator Perfundon Shqyrtimi publik – Plani hapësinor-urbanistik – Video

September 16, 2014   | Real Estate

plani-hapsinor-i-UlqinitShqyrtimi publik do të mbahet në organizim të Ministrisë për zhvillim të qëndrueshëm dhe turizëm dhe Komunës së Ulqinit .

Qëllimi i shqyrtimit publik është që në mënyrë të organizuar të njoftohet publiku me draftin e planit dhe me propozimet e planit si dhe me draftin e raportit mbi vlerësimin strategjik të ndikimit në ambijent. Nga Shqyrtimi publik pritet që t i nxisë profesionistët dhe publikun e gjërë që të kyçen dhe të japin propozimet konkrete mendimet dhe komentet.

Gjatë Shqyrtimit publik në bashkëpunim me Komunën e Ulqinit u organizuan prezantime dhe tryeza e rrumbullakët për Draftin e dokumentit planifikues dhe draftin e raportit mbi vlerësimin strategjik të ndikimit në ambijent.

Duhet cekur që më 17 shtator perfundon Shqyrtim publik – Plani hapësinor-urbanistik në komun të Ulqinit

YouTube Preview Image