Gëzim Ibroçi: Nimanbegu po bën fushatë me mua

September 16, 2014   | Reportazh / Reportaža

Gezim-Ibroci-UlqinI nderuar kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi, Genci Nimanbegu, të falënderoj që gjete kohën dhe u përgjigje në letrën time e hallin e të gjithëve besoj.
Stara Varosh, lokaliteti i postimit tuaj tregon se ishe në udhëtim dhe u përgjigje, të faleminderit e çmoj efikasitetin.!
Deklaroni që përgjigja nuk ka qëllim polemika, edhe unë po deklaroj që nuk dua polemika sepse bëjmë tifo për të njëjtën kombëtare por përgjigja e juaj nxitë.
Nuk e di si e kuptove shkrimin tim dhe thirrjen time publike drejtuar ju si kryetar i KKSH-së por jo vetëm, unë thjesht qava një hall e që të përket edhe ty.
Të përgëzoj për seminarin, isha i informuar që u mbajt, të lumtë ty edhe atyre që dhanë kontribut aty por a mjafton?
Jo kot përmenda Preshevën në shkrimin tim, ndajmë pothuajse të njëjtat halle andaj pyes përse edhe këtu tek ne të mos filloj 1 shtatori me protestë, qoftë ajo simbolike në shenjë pakënaqësie për tekstet shkollore, mendoj se do kishte domethënie edhe për KKSH-në, mendoj se do zgjonte edhe politikanët nga gjumi, mendoj që nuk do ta kishin njëjtë edhe ato që na i mohojnë të drejtat dhe mendoj që do ishte mesazh i qartë për monitoruesit e proceseve në Mal të Zi…. E këtë unë s’mund ta organizoj, ti bashkëngjitëm po.!
Më vjen mirë për nxënësit e klasës VI që mësojnë poezinë “Gjuha jonë” nga Naim Frashri apo “Gjuha Shqipe” nga Gjergj Fishta, hallin e kam tek ato që nuk i mësojnë nga literatura jonë.
Në përgjigje u drejtove me “Di edhe se është shumë e rëndësishme se kujt i jepet vota për përfaqësim! Dhe unë si përfaqesues kam obligim dhe t’ju jap përgjegje, perkundrejt tjerve që ndoshta i’a keni jap besimin dhe nuk di se a kan punuar ndonjë gjë në këtë qëndrim! ” ku deshe të dalësh o burri i dheut, po bën fushatë me mua ?
Unë tu drejtova me respektin më të madh si kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi, sepse aty me përfaqëson edhe mua, e përsëris desha të qaj hall, sepse skam ç’bëj tjetër e më vjen turp për të gjithë këtë realitet që po jetojmë.!
Të përshëndes , kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi institucion nga i cili pres shumë, për të gjitha çfarë ke bërë në të mirë të kombit falënderim publik nga unë, i nderuar vazhdo tutje kontribuo të përkrahim…

 

Gëzim Ibroçi Facebook