Nika: Si nuk duhe ta bëjmë poltikën – Reagim

September 17, 2014   | Lajmet / Vijesti, Opinione, Politika

Fatmir-Gjeka-UlqinShkruan , Muhamet Nika:

 

SI NUK DUHE TA BËJMË POLTIKËN – REAGIM

                                       ( I SEE A DARKNES )- Bonnie Darkness

 

 

Nga portali Info, mësuam se Deputetët nga Ulqini, Genci Nimanbegu, Dritan Abazoviq dhe dr Lilana Gjurashkoviq kanë mbajtur dje në Kuvendin e Malit të Zi, konferencën për shtyp në të cilën është folur për “Rastin K1”. Duke thënë që ata mendojnë se në procesin e përmendur ekzistojnë elementë të korrupsionit. Nëse kjo që u tha nga portali është autentike dhe e pa deformuar, në çka kemi të drejtë të dyshojmë, mendojmë se konferenca është një shembull i mirë se si nuk guxon të bëhet një politikë.

Po të krahasojmë atë çfarë thanë deputetët në konferencë, duke e krahasuar , me atë çfarë tha për shtyp kryetari i Komunës , Fatmir Gjeka, para do kohëve,vërejmë se konferenca e 3 deputetëve, nuk i arriti kuotat dhe kordinatat e guximin politik e intelektual të kryetarit Gjeka. Madje ata me diskutimet e veta, në masë të madhe e devalvuan platformën institucionale të hedhur mjaftë bukur dhe shumë guximshëm- si asnjëherë më parë, nga njëshi i komunës, për rastin. Dëshiroj të besoj që gafi, i cili u ndodhi, mund tu ketë ardhur “ nga lazdrimi i postit” , ose këtë e bënë nga xhelozitë e mundshme dhe kurrë se si të ( mos ) jetë kjo, një prapavijë tjetër ,nga ana e tyre, me qëllim të hedhjes nën hije të deklaratës së Gjekës, kuptohet për arsye të ndryshme.

Ndoshta pas deklaratës së Gjekës, në Podgoricë kanë filluar të fryjnë do erëra tjera, nga të cilat, deputetët tonë ndiejnë nevojën të struken…?!!

Çfarë tha Gjeka dhe si u shpreh:

Ne si qeverisje lokale, nuk jemi në gjendje të marrim mbi vete tërë këtë përgjegjësi. Nëse kjo situatë bëhet realitet, pushteti jonë ekzekutiv ligjvënës është i gatshme të ia kthejë mandatin qytetarëve, sepse vetëm ata mund të vendosin për të ardhmen e qytetit”….” Zyrtarët malazezë janë të njoftuar rreth këtij rasti, ndërsa për çdo gjë do t’i dërgohet raport delegacionit të BE-së dhe OEBS-it në Podgoricë , si dhe të gjithë përfaqësiv diplomatike…”

Mendojmë që deputetët tonë, edhe pse ndoshta nuk e shohin fare Gjekën, e lëre më , të marrin për platformë politike , atë që ai trasoi,e për të cilën, po duket që nuk kanë fare as njohuri?!! Do të kish qenë e udhës, që këtë tekst të Gjekës , ta përsërisin në çdo konferencë tjetër të mundshme me gazetarë, dhe opinionin ta informojnë, kohë pas kohe deri ku është arritur në këtë drejtim.

Ndërsa Gjeka, këtë deklarim të tijin, duhet doemos ta përsërisë në çdo konferencë të ardhshme dhe t’i përmbahet ngjashëm, si Rugova, në konferencat e veta, i cili , për çdo të premte , në takimet me gazetarë, vazhdimisht, përsëriste të njëjtat gjëra , kur nuk kish   të thojë diç të re.

Le të shohim më poshtë se si qëndroi puna, me deklaratat e deputetëve duke bërë krahasim:

Press-K1-Genc-Nimanbegu

Genc Nimambegu

Shtrohet pyetja pse nuk është paditur shteti – kjo mesiguri për arsye se janë tejkaluar afatet prandaj paditet komuna. Ne deputetët dyshojmë në konfliktin potencial të interesave dhe kyçjen e individëve në punë korruptive. Nuk e kemi të qartë si mund të vijë deri tek regjistrimi i ndërmarrjes shoqërore nga Kosova derisa legjitimiteti i Kosovës të mos pranohet në gjyqin e Malit të Zi. Shumat milionëshe që duhet paguar janë të barabarta me buxhetin dyvjeçar të komunës së Ulqinit dhe sjellja e vendimit negativ për komunën do të thotë që ajo mund të ndalojë së punuari”, porositi Nimanbegu dhe theksoi që në atë rast do të vijnë deri tek përgjigja adekuate .

Kur krahasohet kjo deklaratë, shihet që është tepër e zbehtë nga ajo e Gjekës dhe nuk përmban elementet e saja. Aq më tepër, si deklaratë, vërehet se është e pa organizuar dhe e pa informuar sa duhet. Tjetër, ka dhe

edhe mangësi të shfrytëzimit të kapacitetit kushtetues në raport me të huajt – që ishte esenca e prononcimit të Gjekës. Thjeshtë, deputeti, në këtë rast, dëshmoi edhe një mos dije , rreth ecurisë së procesit, e që lidhet me padinë e shtetit. Sqarojmë se fillimisht, për lëndën, është paditur shteti i Malit të Zi, por mbetët dilemë, se si ai u nxor në dëm të komunës. Edhe më thjeshtë deputeti, po duket i di të gjitha dhe as që është kah thithë mendimet , bile as të kuadrit të vet në parti të tij. Por , për këtë , një herë tjetër…?!!

Dritan-Abazovic-Ulcinj-1

Abazoviqi

“Nuk jemi ne të vetmit që kemi borxh, nuk i kontestojmë borxhet, por jemi të vetmit që hyjmë në bllokada. Këtu bëhet fjalë për obstruksion klasik të pushtetit qendror dhe gjyqësor në mënyrë që jeta në komunë të Ulqinit të bëhet më e vështirë për qytetarët”, tha Abazoviq.

Nga deklarata e tij, shihet se Abazoviqi, ka shkuar shumë më poshtë se deputeti Genci, ndërsa e ka devalvuar totalisht, deklaratën e Gjekës dhe kështu si është e thënë,” Rasti i K-1”,nuk paraqet kurrfarë problemi shtetëror e të mos flasim ndërkombëtar. “ U drodh mali , polli mi”?!! Zotëri Abazoviq,- Vetëm që Ne, si komunë , ta pranojmë borxhin te qeveria, se atëherë për te çdo gjë, ka për të qenë “ ne opasno…, si çështje?!!

Pat kënduar rapsodi, Sali Mani, ai me çifteli në Shqipëri:” S’ka ma besë e ndera shkoi, bar e baltë janë ba një lloj”- në kuptimin figurativ: Fytyrë e bythë janë ba një lloj….?!!!

Do të ishte e pëlqyeshme nga ana e deputetëve, që kur marrin këso hapash, të bëhen të sinqertë ” duke e bërë punën mall..“ dhe të përgatiten, e “ të mos flasin kodra mas bregut” ?!

Kurse Gjeka, në kuadër të platformës së hedhur, të informojë se si qëndron puna , në këtë drejtim dhe se, a është takuar sërish me qeveritarët malazezë, për t’i dhënë zgjidhje politike rastit, para se të tërhiqen potezat e përmendur në rrafshin e të drejtës kushtetuese ndërkombëtare…?””

Dhe të mos lejojë në këtë rast, marrje të primatit politik, nga ata , që po duket se” nuk kanë takat”, siç thonë në Kosovë , të merren me këtë çështje , ose, thjeshtë , nuk duan…?!!!