Nimanbegu – Ibroçit: Arsimi shqiptar në Mal të Zi i politizuar dhe i degraduar

September 17, 2014   | Kulturë / Kultura, Lajmet / Vijesti

Genci-NimanbeguFort i nderuari Gëzim Ibroçi, shoku im i FB, të falenderoj për lëvdata dhe përkrahje që më japë në fund të letrës së dytë!
Po të shkruaj si shoku im i Fb kurse në fund të sqarojë përse!
Problemet që hasin fëmijët tanë në arsimin shqip në MZ i kemi të përbashkëta, të shumta, shpeshherë ofenduese për ne si prindër dhe intelektual por duhet ti përballojmë. Mund ti përballojmë veçmas me nervozë dhe tmerrësisht të pakënaqur dhe të hidhëruar!? Mund të biejmë në situate të hupim shpresë, të ndiejmë haptas diskriminimin por të vazhdojmë më tutje si ata vite më pare! Por mendoj që ajo është rrugë e gabuar dhe që kjo rrugë më së miri ecet së bashku.
Jo vetëm për shkak që biri yt dhe biri im janë në klasën e dytë dhe kanë të njëjtin program dhe tekste shkollore! Por, pasi që si veprimtarë publikë (unë në politikë më shumë dhe ti në gazetari më pak) kemi mundësi, detyrim dhe dëshirë personale që kjo situate e gjendur të ndryshojë.

Genci-Nimanbegu-1
Unë i bëra publike nga pyetjet Ministrave të Arsimit se kush janë ato që janë në Këshilla drejtuese të shkollave .Të gjithë nga DPS-i dhe diku pak edhe UDSH-ja.
Në çdo instance në MZ dhe jashtë MZ theksojë politizimin e arsimit si dhe centralizimin kur një ministër zgjedhë 200 drejtorë shkollash, ose 16 drejtorë në Shkollat ku mësojnë shqiptarët në gjuhë amtare!
Theksojë që mësimdhënësit në shumicën e rasteve punësohen me letër anëtarësim të partive politike, bile edhe disa nga ato që bëjnë LIKE postimeve ku politikanët shqiptarë cilësohen si të shitur, që heshtin apo që janë të korruptuar!
Po më pyet se a po bëjë fushatë. Nuk di, ndoshta edhe tjerëve do ti duket si fushate.
Por më kujtohet rasti kur gazetarët në Ulqin bënin autocenzurë për shkak të një ish kryetari të komunës i cili i thërsite në telefon gazetarët dhe i kërcnonte, dhe në ato raste unë gjithashtu reagova!
Më pyete dhe po të përgjigjem- A është punuar mjaftueshëm? Jo, nuk është punuar mjaftueshëm!l

Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve ne Ulqin
Grupit Monitorues te Keshilit te Evropes i kemi dhene vërejtjet tona në fillim te shtatorit 2014 se bashku me Mehmet Bardhin dhe sekretarin e keshillit ne prezence te OJQ-ve Mogul dhe Horizonti i Ri.
Por përsësri më duhet të theksoj që Përfundimet dhe Rekomandimet e Keshillit mbi Arsimin shqip në MZ janë një hap përpara; sepse janë të aprovuar nga pjesëmarrës kompetent për çështjet e Arsimit.Çështjet e diskutuara janë të përcaktuar nga një sërë takimesh me to në Ulqin, Tuzë dhe Plavë. Ku shumë kan theksuar se për të parëm here dikush në të vërtet i pyete se çka janë problemet në arsim. Në më se 20 kumtesa dhe me dhjetëra diskutime dhe komente nga pjesëmarrësit jan të përmbledhura shumë probleme dhe kërkesa konkrete. Në Konferencë janë takuar dhe ballafaquar për këto probleme:puntorë të arsimit, politikanët (shumë nga ato nuk e kanë vlerësuar që duhet të jenë të pranishëm), zv. ministrat të Arsimit të MZ, SHQ, dhe KS. drejtorët e shkollave, Ministrisë së pakicave të MZ, Enteve për shkollimin të MZ dhe tekste shkollore të MZ. Pra nuk kemi ba tryezë të mbyllur që të qajmë hallet me njëri tjetrin. Por që troç ti flasim dhe peshojmë problemet. Aty ishin edhe malazezë, edhe psh Radoje Novoviq i cili edhe atje (edhe sot në medijat elektronike ) tha që tekstet e programet i kanë bërë shqiptarët!?
Por duhet theksuar se për lëndën e gjuhës shqipe nuk kishte vërejtje në përmbajtje të lëndës. Vërejtja ishte që ka tepër njësi mësimore për nxënësit e asj moshe. Kurse për përkthime të teksteve kemi pas edhe një nga përkthyes i librave nga gjuha malazeze në shqip i cili në një mënyrë u detyrua dikur të pranoj që disa përkthime janë të qëllimshme psh Tivari është shkruar si Bar si kërkesë e eprorëve të tij.
Dhe prandaj shumë tekste shkollore dhe përkthime për në janë të papranueshme!

Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve ne Ulqin-1

Pra, problemet duhet shikuar në sy! Disa shqiptarë kan punuar mire disa jo.
Disa politikan kan punuar mire e disa jo! Por unë nuk dua të marr përgjegjësin e tjerve vetëm përse unë merrem me politikë. Dihet se kush dhe kur ishte në pushtet dhe nga kur janë tekstet shkollore dhe plan programet. Thjeshtë duhet punuar në ndryshimin e tyre. Por, unë nuk mund të mohojë se ka edhe ane te mira: të dielën djali im ka mësuar vjershën e Naimit Gjuha jonë, kurse vajza ne klasen të Gjashtë të Fishtës Gjuha Shqipe. E mua as mësuesi, as të nderuarit arsimtarët e gjuhës shqipe në filloren dhe as në të mesmen nuk më kanë mësuar, dhe jo që nuk kanë dashtë, por nuk kan mundur!
Por ti më pyet mua nga të gjithë politikanët shqiptarë në MZ. E jo ato pa kushte!

Në fund sqarimi pse tu drejtova për shoku im i FB.
Unë këtë rrjetë social e përdorja për njoftimin e miqve.Do shohesh se aty ka deputet nag Shqiperia, Kosova, Mali i ZI, rajoni, Europa. Dhe kete beje edhe tani i drejtohem shokeve. Dhe kur dikush postimet e mia ne FBi përcjell në medij elektronikë si reagime politike, më duket si dikur në Kafen e Bonitës, (e njohur per thashetheme) bisedën e një shoqërie në mes veti njeriu në tavolinën afër lëshon veshin dhe pastaj ja përcjell pazarit. Mungesë e miresjelljes.
Sepse këto nuk janë deklarata për medijë por drejtim shokëve dhe miqve.
Sepse për deklarata për shtyp un ende i shfrytëzoje Kumtesat dhe konferencat për medie.
Kurse ty, Gzimit, kam obligim ti përgjigjem si shok, intelektual dhe në respekt të komunikimit tone të deritanishëm profesionalë dhe miqësorë.

 

Genci Nimanbegu Facebook