Horizonti i ri: Konkurs i fortografisë dhe i punimeve figurative në Ulqin

September 18, 2014   | Reportazh / Reportaža

Horizonti i ri-Konkurs i fortografisë-UlqinMe qëllim të grumbullimit sa më efektiv të mendimeve dhe sugjerimeve të të rinjve, për mënyrën e zhvillimit të politikave rinore në komunën tonë, OJQ “HORIZONTI I RI” hapë konkurs për fotografi dhe punime figurative me temën “ULQINI – QYTET PËR TË RINJ”.

Qëllimi i konkursit është që të rinjtë në mënyre kreative, përmes fotografisë dhe punimeve figurative, të paraqesin problemet dhe nevojat e të rinjve në Ulqin, në kuadër të këtyre fushave: Arsimimi, Punësimi, Shëndeti, Pjesëmarrja e të rinjve në shoqëri, Të drejtat e njeriut, Koha e lirë, Kultura, Familja, Informimi dhe mobiliteti (lëvizshmëria).

 

Të drejtë pjesëmarrjeje në konkurs me nga një (1) fotografi ose punim figurativ, kanë të gjithë të rinjtë e moshës 15 – 29 vjeç.

Të gjitha punimet që janë në përputhje me temën, do të shfaqen në ekspozitën që do të organizohet në Qendrën Kulturore të Ulqinit.

Për pjesëmarrësit më të suksesshëm të konkursit do të sigurohen tre shpërblime, të cilët i ndanë Komuna e Ulqinit.

 

Fotografitë duhet të jenë në formatin JPG, të një cilësie të kënaqshme.

Ndërsa në krijimin e punimeve figurative, pjesëmarrësit janë të lirë të zgjedhin tekniken e punës, të cilët do ta përdorin në formatin e bllokut numër 5.

 

Adresa e e-mail-it për dërgimin e fotografive është: newhorizonngo@outlook.com

 Titulli i e-mail-it (subject): Për konkursin ULQINI – QYTET PËR TË RINJ

Përmbajtja e e-mail-it: Emri dhe mbiemri si dhe telefonit kontaktues i autorit.

 

Ndërsa punimet figurative duhet të dorëzohen personalisht në zyrën e Horizontit të Ri (në lagjen Kodra përballë Lali Comerc)

Afati i dorëzimit të punimeve: 12 tetor 2014

 

Vërejtje:

  • Në përzgjedhje mund të hyjnë vetëm punimet të cilët deri tani nuk janë publikuar
  • Autorët garantojnë që asnjë nga elementet e punimeve të tyre nuk është kopje e ndonjë punimi tjetër autorial
  • Me pjesëmarrjen në Konkurs, autorët pranojnë që “Horizonti i Ri” ruan të drejtën e përdorimit të punimeve për qëllime informuese dhe edukative ose për qëllime sensibilizimi, në aktivitetet e projektit