Ditës ekologjike të Malit të Zi, “RDA-UBA” dhe “HAPI I GJELBËRT”

September 19, 2014   | Shtypi / Mediji

Kumtesë për Opinion

 

earth-dayMe rastin e 20 shtatorit, Ditës ekologjike të Malit të Zi, “RDA-UBA” dhe “HAPI I GJELBËRT” dalin me këtë kumtesë:

 

Para 23 viteve Parlamenti i Malit të Zi e ka miratuar deklaratën të ashtuquajtur “Mali i Zi shtet ekologjik”, në të cilën nërmjet tjerash theksohet: kërcënimi i natyrës-mbrojtja e identitetit të hapsirës ku jetojmë është obligimi i jonë për ekzistencën tonë dhe ardhmërinë e pasardhësave tonë. Dinjiteti i njeriut është njëkohësisht edhe dinjiteti i natyrës, njeriu i takon natyrës, natyra është nëna jonë dhe njeriu me veprat e tija duhet ta ruaj nënën natyrë.

Ftojmë të gjith qytetarët dhe institucionet e Ulqinit që në bazë të Kushtetutës së Malit të Zi si shtet ekologjik të angazhohemi me diturinë dhe pjekurinë, mundësit tona për ruajtjen e resurseve natyrore siç janë: Liqeni i Shasit me rrethinë, Lumi Buna, Ishulli Ada, Plazhi i Madh-Shtoji, lokaliteti Kriporja me Port Milenë, Valdanosi, Pylli i pishave, etj të cilat duhet të valorizohen vetëm me postulatet e zhvillimit të qëndrueshëm dhe ekonomisë së gjelbërt, por jo me postulatet e kapitalit, profitit dhe interesave të individëve të veçantë. Diturinë dhe dashurinë ndaj vendit tonë duhet ta tregojmë përmes miratimit të Planit hapsinor të Ulqinit në interes të qytetarëve dhe në përshtatje me nevojat e natyres.

 

Me respekt,

Drejtori i RDA-UBA                                                                                            Drejtori i OJQ Hapi i Gjelbert

Elvir Zeçeviq                                                                                                             Xhelal Hoxhiq