Dolcinium International Festival

September 19, 2014   | Turizmi / Turizam

DOLCINIUM INTERNATIONAL FESTIVALLajmërim për manifestimin

DOLCINIUM INTERNATIONAL FESTIVAL

 

Organizata Turistike e Ulqinit njofton të gjithë qytetarët që për herë të parë fiton në konkursin që është shpallur nga Ministria e turizmit lidhur me manifestimet që do të mbahen prej muajit të tetorit deri në dhjetor. Projekti i cili është punuar nga Shërbimi i Organizatës Turistike ka të bëjë me manifestimin tre ditor e atë prej 16 deri me 18 tetor. Ky manifestim do te quhet “Dolcinium International Festival” dhe përfshin Ditën e Shegës që do të organizohet në bashkëpunim me BKA, si dhe dy ditë me aktivitete sportive, aktivitete për fëmijë, koktej, koncert me shoqata kulturore dhe folklorike si dhe koncert të madh muzikor në bashkëpunim me Porta di Danza ku edhe zyrtarisht do ta shpallim të mbyllur sezonin turistik veror për këtë vit.

DOLCINIUM INTERNATIONAL FESTIVAL-1

Duhet theksuar që edhe krahas punës së palodhshme gjatë sezonit veror kemi arritur të bëjmë një projekt fantastik me të cilin edhe Ministria e turizmit ishte shumë e kënaqur ku edhe na shpalli fitues.

Organizata Turistike edhe pse me një buxhet tejet të vogël do të vazhdojë me aktivitete të tilla edhe gjatë muajve në vijim gjithnjë me një qëllim të një promovimi më të mirë të ofertës turistike.

Organizata Turistike e Ulqinit