Nika: A do të bjerë ndonjë nga 11 katet e Kullës së DPS-it në Ulqin

September 19, 2014   | Lajmet / Vijesti, Opinione

pds ne ulqinShkruan : Muhamet Nika

( një shkrim në prag të votëbesimit për kryetar të DPS-it)

Edhe pse rrallë kush apo askush nuk do të lëshohej të bëjë një analizë të rrjedhës së procesit të paralajmëruar në” Këshillin komunal të Dps-it” në Ulqin rreth votëbesimit të inicuar për kryetarin e tij, po i japim vetës kurajë të themi si vijon:

Në se praktika , ka dëshmuar , që shkak për të fituar një garë apo një luftë me një grup rival ku do qoftë, është edhe shkalla e motivimit, atëherë grupi i të pakënaqurve të cilët iniciuan votëbesimin, mendojmë se do të jenë të humbur, nga se motivimi i tyre, për të bërë ndërrimet në parti, për çështje punësimi, është shumë më i vogël se sa motivimi i atyre që i janë mbështetur DPS-it, për motive e interesa Biznesi, e që kryesojnë me te.

Çdo njeri, që ëndërron të bëjë karrierë e cila pret ta çojë atë te profiti i ëndërruar, ai fillimisht tenton të vijë në krye të një organizate partiake që është në pushtet, e cila mendon se e çon drejtë qëllimit të caktuar- dikush për qëllim mund të ketë punësimin e dikush   biznesin .

Nëse për të parët, humbja e mundshme, do të ishte vetëm humbje e shansit për një punë, apo karrierë, për të dytët , do të ishte shumë më tepër se një humbjeje. Humbja , e të dytëve, do të ishte , njëkohësisht edhe humbje e prestigjit, pa të cilin nuk përparon profiti material. Humbja këtyre në këtë rast, do të ishte vdekje e monopolit ekonomik, politik , hapësinor e planifikues, që nga qendra e Katërkollës e deri në breg të detit në komunë…?!!

Sikur tu ndodhte një punë e tillë, ata, edhe familjarët e vet , do t’i kishin izoluar, e ndoshta , do t’i kishin  përzënë edhe nga shtëpitë si të pa aftë?!! Kjo ka mundësi tu ngjajë sepse, duke qenë familjarë të tyre, kanë pjesë në monopolin e përmendur, që të ofron, një jetë luksoze dhe ekzotike- mbase edhe ekstrem sipas dëshirës..?!

Të dytët gjatë votëbesimit, nuk do të lënë asnjë gur, pa e luajtur vendit?! Ndërsa për disa motive tjera, që mund të lidhen me frikën e organeve ndjekëse të shtetit,

për paligjshmëri, në jetën me funksione, kuptohet, si motivimi numër n…, nuk po flasim?!! Nga praktika e këtyre 20 viteve, unë nuk njoh, politikan , i cili ia ka mësy funksionit më të lartë, duke pasur për qëllim , që nga ai ekzistuesi, të bëjë“ heqje qafe të disa fletë padive” duke u shpëlarë nga paligjshmërit me funksioin më të lartë. Dhe që tjetër, gjatë mandatit të dytë, nga hija e funksionit, të mos i ketë shlyer edhe disa fletë padi tjera të bëra brenda funksionit …?!!!

Sipas neve arsyet që i kanë shtyrë të parët, për të venë votë besimin në rend të ditës, për çështje të disa vendeve të punës, na duket se është fare e pamundur që ai tu kalojë në strukturat e partisë me sukses. Të mendosh se mund tu afrohesh atyre në jetën partiake me këtë formë presioni, mbase është utopi, e lëre më, të mendosh që mund t’i përmbysësh me votë të lirë duke i kushtëzuar me dëshira modeste, që cekëm…?!!! Madje, madje për elitën politike të kësaj partie, mund të jetë edhe fyerje që tu kërkosh një punë sa do të vogël, sepse nuk e përjetojnë po duket atë problem që i preokupon të parët Të dytët, funksionojnë sipas principeve të grupeve të mbyllura . Ani se u është ndalur sahati, në shumë çka- këto sërish do të udhëheqin me DPS në Ulqin..?!!!

Pastaj, si motivim, mos të harrojmë edhe kreditë që duhet shlyer nga këta që udhëheqin, e kontrollohen nga bankat , e bankat nga shteti e kështu me radhë…

Andaj po i bie, të mos jesh , me këmbë e krye e trup e shtat e zorrë në bark , me shtet, për ta do të thotë se nuk ka më pushtet, e sidomos jo asaj, siç po i thonë”reprogramiranje duga”…?!!!

Si do të sillet DPS-i (shteti) gjatë votëbesimit

Mendojmë se gjërat do t’i lejojë me sa duket të zhvillohen sipas natyrshmërisë së vet duke mos përkrahur haptas këtë apo atë krah të konfrontuar në aspektin konfesional , apo lokal (siç u dëgjua në media), edhe pse do t’i kish konvenuar më tepë për udhëheqës, ndonjë i ri , ose edhe ndonjë i pa korruptuar në katrorë e në moshë , që do e kish hëngër edhe njëherë pazari

. Por, në fund mendojmë se do të pajtohet me ikjen e cilit do grup rival qoftë ai mysliman apo katolik. Sa për lobin mysliman apo katolik. dhe për DPS- në , në Ulqin, mund të konstatohet se, ashtu si bëri për shtet edhe pa ortodoksa( serbo-malazezë në parti) ,aq më lehtë mund të bëjë nesër edhe pa lobin katolik apo mysliman…?!!

Me qenë se Luigjit , ndoshta me kusht i bie të jetë i zënë “jesir”, në këtë përplasje rivalësh, mendojmë që sërish Ndrekiq, do të jetë i fituar?!!

Rezultat i gjithë kësaj , DPS , nuk do të ketë më 11 këshilltarë , por do t’i kthehet normalitetit , prej 7-8 këshilltarë?!!