Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi ndërmjet Komunes së Ulqinit dhe OJQ SOS telefoni

September 22, 2014   | Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji

Fatmir-Gjeka-Hatixhe-Nelaj-SOS-TELEFONI-ULQIN-ULQINI-ULCINJDitën e hënë në kabinetin e kryetarit të komunës Fatmir Gjeka u nënshkrua Memorandumi i Bashkëpunimit në mes të pushtetit lokal të komunës së Ulqinit dhe Sos telefonit për femra dhe fëmijë viktima të dhunës në Ulqin. Memorandumi,  parasheh  partneritet, transparencë  ,përgjegjësi  dhe informim  të ndërsjelltë,u shpreh kryetari Gjeka.

Ai tha se eksekutivi  angazhohet  për parandalimin e   dhunës  ndaj   grave dhe vajzave dhe   integrimin e   viktimave të dhunës  në shoqëri. Strategjia  e barazisë gjinore përbën një   objektiv të rëndësishëm ,  për ne  ,andaj ne do të jemi kembëngulës , derisa   të vemë  ne shërbim të   grave dhe vajzave  në nevoj  dhe viktima të  dhunës , ndihmen ligjore dhe integrimin e tyre .Ndërkaq Drejtoresha e SOS telefonit në Ulqin, Hatixhe Nelaj deklaroi se pozita e femrës në komunën e Ulqinit është shumë specifike.

Pozita e femrave në vendimmarrjen lokale nuk është në nivelin e kënaqshëm ,dhe roli i tyre në pushtetin lokal. Bilanci gjinor në vendimmarrjen lokale është më shumë se simbolik.

Duhet pranuar që gjer më tani ka mungur gatishmëria e shoqërisë për ta avancuar femrën në vendimmarrje ,si në pushtetin politik,ashtu edhe në pushtetin ekzekutiv.

Në të kaluarën gjithmonë ka pasur interesim vetëm me fjalë që të implementohet barazia gjinore në nivel lokal, por as njëherë nuk është aplikuar në praktit, nuk është ndarë ndonjë buxhet për projektet që kanë të bëjnë me barazinë gjinore në komunë.

SOS-TELEFON-ULQIN-ULQINI-ULCINJ

Mu për këtë arsye

Sos telefoni për femra dhe fëmijë viktima të dhunës është duke realizuar projektin “Ti përshpejtojmë të drejtat e njeriut” në bashkëpunim me Qendrën për arsimimin qytetar dhe me qendrën e iniciativës qytetare nga Beogradi të mbështetur financiarisht nga Bashkimi Evropian.

Aktiviteti kryesor i këtij projekti është hartimi i planit lokal i aksionit mbi barazinë gjinore. Ndërsa synimi primar është përmirësimi i pozitës së gruas në komunën e Ulqinit.