Fadil Ismajli, Ministri i Zhvillimit Ekonomik të Kosovës vizitoi Ulqinin

September 26, 2014   | Ekonomia / Ekonomija

Ministri-Fadil-Ismajli-Vizitoi-UlqininMinistri i Zhvillimit Ekonomik të Kosovës, Fadil Ismajli qëndroi për nje vizitë në qytetin tonë. Ai u prit nga Kryetari I Komunës Z. Fatmirt Gjeka dhe bashkëpunëtorët e tij.Në nje takim të hapur dhe tejet miqësorë u prekën shumë ceshtje me interes te perbashkët, me theks te veçantë në bashkepunimin ekonomik.

Palët ranë dakort se ka mundëse te shumta dhe të pa shfrytezuara ku bashkëpunimi mund të jetë më frytdhënës.Edhe, nga ky takim iu bë thirje investitorëve kosovarë që të investojnë në qytetin tone. Duke nenvizuar me ketë rast lehtësirat që ofrojmë ne si Komunë në këtë drejtim.Perndyshe u tha që takimet duhet të vazhdojnë dhe të kemi hapa konkret.
Kjo , del dhe nga Konferenca ,,Ekonomia –Baza për Bashkëpunimin Rajonal në Ballkanin Perëndimor,,që zhvilloi punimet ne Budvë e ku Kryeministra , Ministrat të ekonomisë dhe Ministrat e jashtëm të rajonit ranë dakort për intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik në projekte konkrete rajonale.

Zyra e Kryetarit të Ulqinit