Bahri Brisku botoi romanin “ Gjurmë dhe hije”

October 3, 2014   | Reportazh / Reportaža

Bahri Brisku botoi romanin-Gjurmë dhe hijeGjekë Gjonaj

Shkrimtari dhe studiuesi i mirënjohur nga Ulqini Bahri Brisku  këto ditë botoi romanin “ Gjurmë dhe hije”, i cili lexohet me vëmendje. Ky roman   prej 380 faqesh dhe 28 kapitujsh ka vlera të mirlfillta letrare, dhe si i tillë besoj se do të nxisë kurreshtjen e lexuesit të të gjithë brezave. Tematika e ngjarjes zhvillohet në Ulqin, Anë të Malit, Krajë , Shkodër , Malësi të Madhe e gjetiu, por qendra kryesore e kësaj vepre mjaft interesante është Kulla në fshatin Brisk të Krajës. Autori edhe pse shtjellon ngjarje të veçnata nga gjurmët dhe hijet ato harmonizohen ngusht njëra me tjetrën , duke mos u larguar protagonistëve kryesorë. Gjurmët përkojnë me të dhëna historike, kurse hijet janë të dhëna mitologjike dhe kallëzime nga mitologjia popullore të këtij rajoni etnik, i cili është djepi më i lashtë i baladave tona.

E veçanta e kësaj proze letrare qëndron në faktin e gërshetmit të fakteve të së kaluarës historike të kësaj popullate me tablo të fuqishme artistike.Në romanin “ Gjurmë dhe hije” të Bahri Brsikut dominon rrëfimi i kuptueshëm, por nuk mungojnë edhe skenat moderniste. Në mënyrë artistike janë thurur disa rreflekse të bashkëjetesës korrekte me malazez, por edhe kanibalizimin e fqinjëve kundra vendasve shqiptarë. Romani është një dëshmi e tokave etnike të robëruara dhe rrezistencës aktive të vendasve, të cilët gjithë jetën i ka përcjellë hija e robërisë. Në këtë vepër qartas shtrohet çështja e përballimit të sfidave të rrezikshme, por kur shqiptari mobilizohet për mbrojtjen e autoktonisë, nuk ka fuqi armike që e ndalon.

Vepra “ Gjurmë dhe hije” është dëshmi artistike që populli ynë asnjëherë nuk e ka mbështetur lumturinë e vet dhe dhimbjen e tjetërkujt, por fqinjët e kësaj popullate asnjëherë nuk i kanë kursyer dhimbjet dhe derdhjen e gjakut të bijve tanë.

Rrëfimin për çlirimin nga demoni i azhdajës- përpinçit, i cili sipas legjendës kishte zënë vend në maje të bjeshkës e cila e ndante Krajën nga Ana e Malit në romanin “ Gjurmë dhe hije” bënë pjesën e tij kulmore. Çështjen e ekzistimit të përpinçit për qëllime të caktuara e kishte përhapur ish okupatori turk. Popullata duke mos e njohur dredhinë e të së vërtetës së anadollasve, u mobilizua për eliminimin e këtij rrezikut rreth të cilit qarkullonin në opinion disa zhdukje të personave nga ana e përpinçit. Ish zaptuesit turq kishin   angazhuar argatët e tyre të cilët me arrogancën e tyre përhapnin në opinion rastet e tmerrshme tragjike që i “ shkatërronte përpinçi” në bjeshkën Erëkeqe. Inskenimet e paqena të katrahumave të azhdajës. Drita e shpëtimit të popullatës nga ai shihej vetëm në organizimin e tërësishëm të popullatës e cila dispononte në gjirin e vet edhe persona të cilët i kishin ushqyer me qumështin e tyre. Personat e tillë   dispononin fuqi mbinatyrore dhe ishin të gatshëm të të mbështesin çlirimin e vendit nga azhdaja e cila nuk lejonte gjallë kalimin e personave nëpër bjeshkë.

Tërë organizimi i mbrojtjes së kufirit në Shestan si dhe sulmi kundër përpinçit vendosej te Lera pranë Kullës së bajraktarit Sinan Briskut, i cili kultivonte veprime të ekuilibruara me kapitenët detar të Ulqinit, me bajraktarët e Malësisë së Madhe, me eprorët osmanli të Shkodrës, me kumarën malazias të Cërnicës, me bajraktarin e Anës së Malit, me kreshnikët e dalluar të rrethinës dhe me të gjithë ata shqiptarë të cilëve psuhteti turk nuk ua kishte verbuar sytë me lira të verdha.

Shkrimtari Bahri Brisku me origjinalitetin individual në këtë roman jep mesazhe artistike të dimensioneve të gjera.Autorit të kësaj vepre nuk i ka munguar guximi që të shtjellojë të vërtetën historike të popullatës së kësaj hapësire. Shpërthimet e tablove artistike që përshkojnë roamnin “ Gjurmë dhe hije” janë garancion i qëndrueshëm si për individualizmin origjinal ashtu edhe për vlerën e lartë të këtij krijimi letrar i cili  artistikisht pasqyron traditën e lavdishme të krenarisë sonë kombëtare.

Vepra në fjalë përshkohet nga një   frymë   atdhetarie. Burgosdjet e shpeshta të Bahri Briksut nga UDB-a jugosllave janë dëshmi e bindjeve të tijë   poatriotike , të cilat kanë nderuar shqiptarinë.

Redaktori i këtij romani shkrimtari i njohur Fadil Kraja , bartës i shumë çmimeve letrare të Shqipërisë ka thënë se romani “Gjurmë dhe hije “ të Bahri Briskut është model vlere letrare se si shkruhet një roman.