Haxhi Zeneli: Java e filmit shqiptar ne New York

October 5, 2014   | Bota

Filmi-shqiptarShkruan Haxhi Zeneli

 

JAVA E FILMIT SHQIPTAR NE NEW YORK

 

Me datën 2 Tetor 2014,në New York fillojë :Java e Filmit Shqiptarë,i cili do të zgjasë deri me datën 9 Tetor 2014.

Ky aktivitet kulturor,i cili organizohët disa vite me radhë,që tashti pothuajse është bërë tradicional.Si herët tjera edhe këtë vit i jepët mundësia artistëve dhe regjisorëve shqiptarë,që para publikut në qendrat “Producers Club” dhe “SVA Theater” në Menhattan,të prezentohën me filmat e tyre që kanë sjellur këtu për ti shfaqur dhe promovuar,punën e tyre të artit kinomotografikë.

Ky aktivitet i rëndësishëm për botën e filmit shqiptarë u mundësua nga”Albanian Artists Association”me themeluesin dhe aktorin e komunitetit Arjot Myrtaj,së bashku me stafin:Arsen Gurabardhi,Bukurije Navon,Theodhora Rexhepi,Kastriot Xhakli,Granit Limani,Jeton Lajçi,Rina Lila,Vincent Nebrida,Julian Zyla dhe Blerta Alikaj kurse në ekipin vullnetar në ndihmën e këti festivali u radhitën:Kristina Dabovic,Antigona Komoni,Brikena Zeneli,Gëzim Lajçi,Veton Boga dhe Vijona Malota.Kuptohët se për të realizuar një projekt të till patjetër duhet një punë e madhe dhe mjete financiare,ku pa këto nuk do ishte e mundur realizimi i këti projekti madhështor.Falë sponzoruesëve që ky festival gjeti mirkuptimin e atyre që din vlerat e këti arti,të cilët për fat të mirë nuk munguan me ndihmat e tyre.

Vlerëson fakti të përmendim një nga sponzoruesit kryesor të këti projekti siç është biznismeni,Florim Lajçi,që bëri të gjitha:që ky projekt mos të shkojë huq por të realizohët me sukses.Për ti ngritur madhështin e një festivali të vërtetë,në javën e filmit janë ftuar regjisor dhe aktor të mirënjohur të botës shqiptare siç janë:aktorët e mirënjohur Tinka Kurti “Artiste e Popullit”,Çunë Lajçi e të tjerë.Në kët festival të filmit,përveç filmave të metrazhit të gjatë,këtu janë duke u shfaqur edhe 23 filma të metrazhit të shkurtër.

Natën e parë të hapjes së këti manifestimi,salla ishte përplotë e mbushur me adhuruesit e artit kinomotografik.Për hapjen e festivali, këtë natë është rradhitur filmit artistik nga Kosova:”Heroi” në regjin e Luan Kryeziut,në rolet kryesore:Adriana Morina dhe Arban Bajraktari.

Prodhim i vitin 2013.

The Last Wish

Kurse natën e dytë për spektatorët u çfaqë filmi Amaneti/The Last Wish

i regjisorit Namik Ajazi,në rolët kryesore interpretuan:aktor mjaft të njohur të Kinomotografis Shqiptare,si Muzafer Zilfaj,Eva Alikaj,Amos Zaharia e shumë të tjerë.Filmi zgjati 90 min,prodhim i vitit 2014.Kemi dëshirë që të zgjatemi pak më tepër tek ky film.Me që unë përsonalisht pata rastin ta përcjelli filmin me shumë vëmendje,kamë dëshirë ta komentojë pakë më gjatë,për emocionët që fituem gjatë vijimit të këti filmi,së bashku me miqët.Kurë flasim nuk bazohemi vetëm tek skenari,por shofim edhe anët tjera të filmit si për shembull,aktorët që luajtën në rolët e tyre me një natyralitet,që vetëm aktorët e vërtetë din ta bëjnë.Ku na jepnin përshtypjen sikur të ishin pjesë e asaj kohe të ndodhur.Aktorët si Muzafer Zilfaj,Eva Alikaj dhe Amos Zaharia,shkelqyen si yje holivudiane.Na la shumë mbresa sidomos roli i të riut,Amos Zaharija i si një artist që premton shumë,ku pas filmit në një bised të lirë,mësuam se ishte djali i aktorës së madhe Yllka Mujos.

Filmi kishte një kostumografia të përshtatëshme për kohën,gjithëashtu muzika e filmit ishte e përzgjedhur me kujdes.Zërimi,fotografija,ishin mjaft në nivel me standardet e filmit moderrn.

Pra të gjitha këto elemente në tanësi kur bashkohën,përbëjnë një film që mund edhe të krahasohët me filmat amerikan apo botëror.Pa hezituar mund të themi se ja ka arritur qëllimit si një film që patjetër ja vlenë ta shpenzojmë kohën për ta shikuar me vëmendëje.Ky film nuk na turpëron,dhe mund të konkurojë në shumë festivale të Botës.Mendoj se filma të till në të ardhëmen do ta tregojnë historin e popullit tonë që ka vuajtur me shekuj nga okupuesit e ti.

Haxhi-Zeneli-filmi-shqiptarFilmi “Amaneti”i regjisorit Namik Ajazit,pasqyron një temë serioze.Jetën e atyre që menduan se mund të bënin çfarë të donin,mendoninin se ishin të pa prekshëm,por në fund edhe atyre ju lëkundej jeta.Deri më tash nuk janë trajtuar me kaq seriozitet këto tema.Ky film nuk ishte nga ato filmat shqiptarë që realizohën kohët e fundit brënda”natës”duke portretizuar shqiptarët si “mafija”apo “hakmarrje gjaqesh”.Ishte një temë e përzëgjedhur me mjaft sukses.Ngjarëja e filmit sipas regjisorit që na tha ishte fiksuese,por tregon se kjo ishte ajo që ndodhi në regjimin komunist,që organizonte sigurimi sikret me njerëzit e ti,dhe në fund nuk i shpëtonte askush nga ato që vetë kishin organizuar këto krime.Gjatë tërë filmit spektatori nuk mund të mshehte emocionohët që krijonin imazhet e këti filmi.Protagonistët e vërtetë të ngjarjës,bile ishin edhe në sallën e filmit,që ishin arratisur prej kohësh nga regjimi i asajë kohe.

Nuk na mbetët gjë tjetër përveç ti urojmë sukses regjisorit dhe krejtë stafit që punuan kët film të këti niveli.Pra në fund të filmit nuk mund ti dhurojmë asgjë më tepër përveç se”3 yje”për të fituar.

Natën e tretë,Filmi”Simon”në regjin dhe skenarin e Xhosli Rama,dhe filmi i regjisorit Dhimiter Anagnostit”Përrallë nga e kaluara”.

Nata e katërtë çfaqet filmi”Shqiptari”i regjisorit Johannes Naber,prodhim i vitit 2010.

Nata e pestë filmi “Basa”i regjisorit:Rachel Goslins,prodhim i vitit 2012.

Nata e gjashtë filmi “Dashuria e Bjeshkëve të Nemuna”nga Ekerem Kryeziu,prodhim i vitit 2013.

Kurse për natën e fundit është lën filmi:”Femrat”me regjin e Rudina Vojvoda,prodhim i vitit 2013.

Në fund urojmë që festival të përfundojë me sekses.

 

(Në mes të fotos është aktorin e filmit “Amaneti” Amos Zaharia,djathtas sponzoruesi kryesor i “Javës së filmit Shqiptar”Florim Lajçi dhe majtas Haxhi Zeneli.)

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

5/10/2014