Rrezart Cungu i 3-ti ne Evrope

October 5, 2014   | Lajmet / Vijesti, Sporti / Sport

Rrezart Cungu i 3-ti ne EvropeMe daten 3 deri me 5 Tetore, u mbajt turneu nderkombetare Masters ne Reggio Calabria te Italise per grupmoshen deri ne 16 vjec. Ne kete turne morren pjese 8 tenistet me te mire nga Evropa nder te cilet ishte edhe tenisti jone nga Ulqini, Rrezart Cungu i cili fitoi vendin e 3-te ne kte turne.

Ne ¼ finale mundi lojtarin nga B dhe H, Sanin Zukiq, 7-5,7-6(5). Ndersa ne ½ finale humbi nga Lojtari Hungarez Mate Valkusz, bartesi i pare, me rezultatin  7-6(2),6-1. Per vendin e 3-te luajti kunder Vladyslav LOBAK nga Ukraina ku Rrezarti triumfoi me rezultatin 2-6, 6-2, 6-3. Ne publik ishin prezent edhe perfaqsuesit e brendeve te njohura sportive te cilet vazhdimishte jane ne kerkim te tenisteve te ri te talentuar. Ky eshte njeri nder sukseset me te medha te Cungu  pershkak se eshte hera e pare qe merr pjese ne nje turne te tille.