OT organizon manifestimin D’Olcinium Internationa Festival

October 10, 2014   | Turizmi / Turizam

D’Olcinium Internationa FestivalOrganizata Turistike e Ulqinit ne bashkepunim me Ministrine e turizmit si dhe Komunen e Ulqinit organizon manifestimin D olcinium International qe do te mbahet prej 16 deri me 19 tetor. Me kete manifestim Organizata Turistike do ta shpalle zyrtarisht te mbyllur sezonin turistike per vitin 2014 dhe njeherit do te fillojue kampanjen per vitin 2015.
Pjesa e pare e ketij manifestimi eshte Dita e Sheges e cila do te mbahet ne Katerkolle me 16 tetor…Pasi qe anojme qe te zhvillohet turizmi rural, mbajtja e ketij manifestimi do te kete efekt pozitiv ne promovimin e ofertes turistike pasi qe edhe do te vizitohet edhe qyteti i vjeter i Shasit. Kjo pjese do te perfundoje me shfaqjen e ansamblit Shota.

Pjesa e dyte e eketij manifestimi eshte me 17 tetor ku eshte planifikuar koncert i madh folklorik me 15 Shoqata kulurore nga Mali i Zi, Srbija, BiH, Maqedonia, Shqiperia, Kosova, Rumania, Polonia, Kroacia, Bulgaria etj. Koncerti do te filloje me nje defile nga qendra e qytetit dhe koncerti do te mbahet ne sheshin nen muret Kalase me fillim ne ora 17.00h.

Pjesa e trete dhe nata finale e ketij manifestimi madheshtor do te perfundoje me 18.tetor me degustimin e kuzhines tradicionale te Ulqinit si dhe me koncertin e madh muzikor ku do te marrin pjese Ardian Lulgjuraj me bendin e tij si dhe kengetari i njohur i Malit te Zi Sergej Qetkoviq.

Ftojme te gjithe qe te marrin pjese ne kete manifestim madheshtor qe organizohet per te paren here nga Organizata Turistike e Ulqinit.

Tourism Organization of Ulcinj