Nika: Regjistri i borxheve që duhen paguar nga komuna

October 13, 2014   | Lajmet / Vijesti, Opinione

Muhamet-NikaShkruan Mihamet Nika

Këto shkrime në portale, kishin e kanë për qëllim të formojnë opinione pozitive kundër krimit të organizuar në qeverisjen vendore për kallëzim penal të mundshëm

  • Shkrimet do ti paraprijnë fushatës anti-krim që imponohet, andaj koha do të dëshmojë se nuk do të kursehen as emrat e zyrtarëve të cilët i krijuan ata ….?!!!

Është vërtetuar se të pa afatet   nuk mund ta bëjnë punën si duhet, edhe nëse janë të sinqertë. Në se puna e tyre në administratë nuk kryhet si duhet , atëherë ajo shndërrohet në padrejtësi. E ndërsa, kur të pa aftët mbështeten edhe me “ mirësitë partiake” të syleshëve politikë në administratë, kuptohet që çmimi i padrejtësisë rritet në katror . Bile përmasat e padrejtësisë fillojnë e marrin përmasat e një përbindëshi që krijojnë më pas edhe “ efektet domino…” të gjykatave. Ata zakonisht doemos fillojnë e përzihen në këto punë padrejtësie ndaj administratës!!! Kurse faji në këto situata dihet që zakonisht mbetet jetim . Mungesa e higjienës personale te pjesa tjetër e administratës kushtëzon edhe heshtjen e atyre të cilët mund të jenë meritorë në gjetjen e rrugës së shpëtimit nga borxhet katastrofë të krijuara nga dinakët , të pa aftët dhe sy leshët. Vargu i gjatë i listës së borxheve të komunës me aktualisht rreth 15 milionë eurove, që për çdo ditë rritet në emër të kamatave të shumëfishta ditore të Komunës së Ulqinit e vërteton këtë.
1.
Regjistri i borxheve-Komuna-Ulqin
2.
Regjistri i borxheve-Komuna-Ulqin-1

3.
Regjistri i borxheve-Komuna-Ulqin-2

4.
Regjistri i borxheve-Komuna-Ulqin-3

-Kur gabova në karrierën time politike..?!!
Në psikologjinë e suksesit, thuhet se njëri nga kushtet, për të qenë njeri i suksesshëm në jetë, duhet , përveç tjerash, që doemos të mos bësh kompromis me gjëra të pa ndershme. Që të jem i sinqertë personalisht në jetë, isha pjesërisht i sinqertë dhe pjesërisht i suksesshëm, sepse pjesërisht bëra kompromis edhe me gjëra të pandershme…?!!!
Dy janë momentet e gabimeve politike që bëra në jetë dhe të cilat më kushtuan politikisht. I pari, kur formuam Partinë e Prosperitetit me qëllim dhe program për të pastruar pushtetin e lidhjes duke u kthyer qytetarëve të pa kënaqur shumën e të hollave të plaçkitura nga komuna të Unionit Evropian. Fjala ishte për ndihmën e dedikuar, për familjet që strehuan refugjatët. Madje me këtë platformë u njoftuan edhe përfaqësuesit e Evropës?!!! Lëshimi pati të bëjë me hyrje në koalicioni, me LD dhe UDSH që kishin krijuar problemin e refugjatëve.?!! Pra është dashur, që të krijohej koalicion, vetëm me kusht të kthimit të parave qytetarëve të dëmtuar, ose të shkohej në zgjedhje të parakohshme, por kryesia e ngushtë e partisë, e refuzoj këtë pas marrjes së mandat duke krijuar koalicion me ata të cilët u zotua se do t’i luftojë.
Dhe momenti i dytë ishte kur u inicua interpelanca në kuvend(autor i të cilës isha vetë) , për të analizuar punën tepër të dobët, të ish- kryetarit të komunës z. Nimanit në qeverisje. Udhëheqja e tij në këtë kohë i ishte dhënë këmbë e krye shkeljeve ligjore , duke ndërtuar shembuj të këqij në qeverisje, të cilat çuan në rrënimin institucional të komunës. .Si rezultat i këtij presioni të bërë në kuvend dhe disa shkresave radhazi të nisura në qeveri dhe presidencë, shteti, në këtë kohë nisi në Ulqin revizionin shtetëror i cili vërtetoi shkelje të rënda ligjore . Por këtë nuk e di se si bash ndodhi, por raportin alarmant, nuk ia dërguam prokurorit për të nisur hetimet në shkallë të gjerë në komunë për krim të organizuar. Unë nuk e di, që mund të ketë ndodhur, ndonjë herë , në ndonjë vend të

botës, që të jenë shpenzuar paratë e një viti të buxhetit, duke mos e bërë fare miratimin e tij në asnjë fazë dhe kërkosh të mos shkoi në përgjegjësi. Thjeshtë , nuk e di çfarë duhet të ndodhte , që kuvendi të bëjë me gisht nga fajtori…?!!!

Kjo çështje u mbyll duke votuar vetëm në kuvend që nuk guxoi të ndodhte. Prokuroria heshti dhe me këtë u dha një sinjal i keq i ndërtimit të do praktikave të këqija,pasojat e të cilave, po i vuajmë edhe sot.

Un këtu nuk mund të konstatoj që në Ulqin nuk funksionon shteti në aspektin e ndjekjeve ligjore, por them se nuk funksionon Kuvendi i Ulqinit, i cili , shërbeu dhe shërben për të mbuluar punët e ndyta të zyrtarëve, këmbë e krye të korruptuar…?!!!

 

DILEMA nr.1( debllokomi i paragjykimeve të partive nacionale për gjykata…)

Un këtu nuk mund të konstatoj që në Ulqin nuk funksionon shteti në aspektin e ndjekjeve ligjore, por them se nuk funksionon kuvendi , i cili , shërbeu dhe shërben për të mbuluar punët e ndyta të ekzekutivit. Të gjithë ata pushtetarë që përfunduan në prokurori , për dyshime të shkeljes së ligjit, u liruan sepse kuvendi “i nxori të pastër

Gjendja e borxheve- bllokimet shpeshta gjyqësore të buxhetit të Komunës së Ulqinit, që ndodhën këtë vit duke qenë përjashtim, vetëm për komunën tonë, ka krijuar shumë teori   për një konspiracioni të mundshëm , të cilat sipas bindjeve tona, janë të ngritura mbi bazën e do paragjykime , të shpikura nga politika e viteve 90. Teoria, deri në një farë mase ishte e vërtetë, por edhe kjo, siç do teori tjetër ekzagjerohej tej realitetit….?!!

Mirëpo , duket që kohët kanë ndryshuar qoftë në planin mikro-politik, qoftë në planin makro- politik(me makro politikë, nënkuptohet , raporti i shtetit, me shtetasit e vetë para drejtësisë ndërkombëtare….). Mal të Zi, me kushtetutë, ndaj qytetarëve të vet hetohet se ka një sovraniteti të kufizuar në raport me drejtësinë ndërkombëtare, që në momentin kur në kushtetutë thuhet, se për qytetarët e tij , vlejnë ligjet e vendit dhe ata ndërkombëtare. Kurse ligjet ndërkombëtare , kanë përparësi ndaj atyre të vendit….?!!!

E keqja më e madhe e gjithë kësaj pune është se pushteti lokal as sot e kësaj dite, nuk e ka në plan të padisë gjykatat e vendit,për proceset gjyqsore të   gjykata ndërkombëtare.?! Por as nuk është ka i shfrytëzon aktualisht as kapacitetet juridike vendore duke mos iu ankuar as Gjykatës kushtetuese.

Këtë e vërteton edhe informata zyrtare e sekretariatit, për mbrojtjen e pasurisë, Gzim Haxhibeti, me të cilën njofton kryeadministratorin e komunës Kapllan Muçën për pasojat që mund të kenë këto lëndë në buxhet nëse ekzekutohen.. .?!!

Andaj me të drejtë lind pyetja: Sa nga 43 lëndët kontestues të informatës, janë të përgatitura ankesat për gjyqin kushtetues?!!! Me siguri, për asnjë nga lëndët e cekura nuk ekziston ndonjë ankesë për këtë gjykatë. Po të ekzistonin ankesat, mesi guri do të kishim një pasqyrë krejt tjetër të gjendjes së borxheve dhe do tu hapej rrugë atyre, për gjykatën ndërkombëtare Stazburit…?!!!

Tjetër në se është e vërtetë se subjektet e ndryshme kanë të drejtë të kërkojnë prej komunës dëmin e krijuar nga ajo, ashtu e dhe komuna ka të drejtë të kërkojë llogari prej zyrtarit të vetë përgjegjësi për dëmin e bërë.

-Çfarë thoshte Patër Vinku për komunizmin…?!!!

I ndjeri Patër…, dritë pastë, në kulmin e predikimit dhe të sinqeritetit baritor, thoshte, se , ndoshta komunizmi , nuk ishte aq i keq, sa nuk e doja un….?!!! Mbase, filozofia e kësaj thënie , shihet në periudhën postkomuniste , në kuadër të proceseve gjyqësore, të cilat u zhvilluan që në kohën komuniste. Ata vërtetë që u bënë atëherë, por gjykatat, të vetëdijshme për pasojat që mund ti sillnin sistemit qeverisës lokal, nuk lejonin ekzekutimin pa plan të tyre. Aktualisht, ekzekutimi i një lënde, nga gjykata, e cila krijon pasoja financiare, as sot nuk mund të ndodhte sikur gjithkush të bënte punën e vet dhe të respektonte ligjin. Duke mos e pasur frikë shkeljen e ligjeve aktualisht nuk ka pikë dyshimit, se zyrtarë të korruptuar nga brenda, janë të lidhur në krim të organizuar, duke e dëmtuar komunën në emër të do borxheve in-ekzistente . As kush nuk mund të bllokojë , të ardhurat e të punësuarve në pushtet lokal , sipas ligjit, pa çka se komuna ka borxhe..?!! Por e keqa e gjithë kësaj, është se nëpunësit , po duket se mund të kenë përqindjen e vet në këto “dallavere”.

Vazhdon: KU GABON SEKRETARI PËR MBROJTJEN E PASURISË..?!!!

Kur është fjala te lëshimet e këtij sekretariati rreth metodave për tu mbrojtur nga borxhet prej 15 milionë eurove si procese gjyqësore në gjykata cekim që ata nuk janë të shpikura kohëve të fundit, por bazohen nga shembujt e sekretarëve të mëparshëm që drejtuan me këtë sekretariat nga të cilët asnjëri nga sekretarët , nuk shpëtoi pa fletëpadi të ngritura si pas të cilave i bie që të kenë punuar me hile , duke punuar në interes të palëve dhe në dëm të komunës. Flitet se numri i lëndëve të fituara në gjykata , në krahasim me lëndët e humbura në proceset ec shumta gjyqësore i bie të jetë tepër negativ . Po thuajse u humbën të gjitha proceset gjyqsore…?!!!

GABIMI I PARË , i sekretarit përkatës është që e ngatrron shkakun me shkas. Ai kallëzon pasojat në informatë, por nuk flet për shkakun?!! Pyetja e parë që shtrohet në këtë situatë , do të ishte: Kush të thotë të bëshë ankesë në vendime, kur ata krijojnë dëm në të holla të procesit kundër komunës. Ai aty është i emruar , jo , për tëdhënë informatë por për të dhënë zgjidhje si ekspert i lëmisë përkatëse.

GABIMI I DYTË, i sekretarit përkatës është përse nuk shikon dhe propozon mundësinë e ujdisë duke ia propozuar kuvendit në miratim?!! Pse nuk publikohen fajtorët nga radhët e zyrtarëve lokal që i bënë këto borxhe.duke filluar nga përpunuesi i një vendimi të keq ecderi të kuadri udhëheqës politik që e bëri me qëllim ose pa qëllim…?!!!

GABIMI I TRETË, i sekretarit përkatës është shkelja e qëllimtë ligjore në momentin kur i jep të drejtë vetës, të shkojë dhe mbrojë dëmet e komunës të cilat i kalojnë vlerat e të 30 mijë eurove. Sqarojmë se për shuma mbi 30 mijë euro , duhet qëndrim politik i kuvendit. Sepse buxheti edhe toka janë pasuri e Kuvendit dhe jo e kryetarit të komunës apo sekretarit me ligjin në fuqi…?!!!

GABIMI I KATËRT, i sekretarit përkatës,është sepse lëndët e parashtruara në informatë janë të bëra tash 4 vjetë, kurse në ta llogariten kamatat e shumëfishta ditore, për shembull, një borxh që ta zëmë , për Anton Pekën, nisi me 20 mijë euro, ai sot peshon 40 mijë euro e kështu me radhë. Të insistosh që të bësh një mbrojtje të tillë për buxhet të komunës do të thotë që për çdo ditë të jesh në humbje.Këtu fajit të zyrtarit lokal, nga i cili pala kërkon llogari, për dëmin duhet ti   shtohet detyrimisht, edhe faji për kamaten e shumë fishtë „që lejon sekretari..“ duke e zvarritur çështjen?!!!

GABIMI I PESTË, i sekretarit për katës , është për se nuk ka lënë gjurmë të shkruara, kundër pushtetarëve politikë, të cilët me vendime të njëanshme mendojnë se mund ti kushtëzojnë palët, ose nuk iu tërheqin vërjejtjen duke i evituar shkeljet e ndryshme ligjore.Kuptohet se në këto raste i bjen të jetë bashkëfajtorë edhe me inspektorët kryeneçë. kryeadministratorin dhe sekretarin për kuadro , i cili lejon emërimin e zyrtarëve që udhëheqin procesët me palët , por nuk i plotësojnë kushtet ligjore.Lëndët e tilla , kanë një invaliditet të pa përballueshëm në favor të palës e kundra komunës. Për ilustrim le të paramendojmë vetën se si përfundojmë në gjykatë nga se kemi shkelë rregullat e qarkullimit rrugorë si shoferë dhe jemi denuar ngapolicija. Në ndërkohë, në gjykatë mbrojtja jonë konstaton, që polici icili na dënoi në rrugë , përveç uniformës së tij, ai s’kish lidhje me polici…Pra nuk kish të kryer kualifikimin përkatë[s shkollor për të bërë punën e policit. Në këtë situatë edhe pse jemi fajtorë , do të ç’liroheshim nga akuza, sepse gjyqi , do të hetonte shkelje të procedurës ligjore…?!!!

GABIMI I GJASHTË, i sekretarit përkatës, është çështja e fshehjes së fajit. Me ligj çdo zyrtar shtetror , kur heton shkeljeligjore në procese dhe nuk bënë kallëzim të tyre në prokurori është fajtor para ligjit. Unë nuk mund të kuptoj se si në këto 15 miljonë euro borxhe të krijuara vetëm palët paskan faj.

GABIMI I SHTATË , i sekretarit përkatës, lidhet me ankesat në gjyqin kushtetues. Andaj njeriu me të drejtë pyet: Sa ankesa janë bërë në lëndet e gjyqit suprem te gjykata kushtetuese për borxhet e bëra ndaj komunës . Mesiguri asnjë , pse ndodhë kjo , e di veç sekretari…?!!! Gjykata kushtetuese, për veç që do të përgjysmonte vleren e borxhit, i cili nuk është real as sipas procedurës, ajo do tu hapte rrugë lëndëve te gjykata ndërkombëtare e Strazburit si e drejtë qytetare kushtetuese…?!!!

Vetëm kur t’i evitojmë këto lëshime kem tč drejtë të flasim për njëanshmëritë e gjykatave duke thënë se na bëjnë të pa drejtë se jmi shqiptarë , ose ndodh kështu , sepse gjykatsi e prokurori nuk është

shqiptarë. Në Tivar , mbrojtës i interesave të komunës- sekretar i sekretariatit homolog i bie të jetë një shqiptar, por nuk mund të ndodhë me proceset gjyqsore kjo çka është duke ndodhur tash 20 vjetë në komunë…?!!!