U mbajt kuvendi vjetor i organizates turistike

October 13, 2014   | Lajmet / Vijesti, Turizmi / Turizam
Kuvendi-organizata-turistike-UlqinitNën udheheqjen e Kryetarit  te Komunes se Ulqinit  Z.  Fatmir Gjeka ,sot u mbajt  Kuvendin vjetor i Organizatës turistike Te pranishmit  moren ne shqyrtim  raportin e punes  te Organizates turistike  per vitin 2013 dhe  Informaten per rrjedhen e sezonit per vitin 2014 Te njejtet zgjodhen  Këshillin ekzekutiv   te Organizates turistike qe numeron shtete  anetare  dhe ate  mbikqyres qe do te kete  tre anetare.
GODISNJA SKUPSTINA TO ULCINJ-1
Gjate  diskutimeve  u tha qe Organizata turistike  ka organizuar dhe mbeshtetur  nje sere aktivitetesh kulturore  dhe se me seriozitet I eshte qasur  prezantimit te ofertes turistike ne Panairet dhe burzat  turistike, Megjitheate, udheheqesit e Organizates  turistike  dhe  diskutuesit  u pajtuan qe ende  ka shume per te  bere  ne drejtim   te  vjeljes se take  banimit  dhe begatimit te  ofertes  kulturore e kjo sic  u tha , mund te arrihet me  nje bashkepunim reciprok  te te gjithe subjekteve .Nga  ajo qe  u degjua,  mund te pritet nje takim I shpejte  I anetareve te porsazgjedhur dhe atyre te Kuvendit  ku do te hidhen  propozime dhe ide  te reja qe  do te kene synim te vetem zgjatjen e sezonit turistik  ne qytetin tone.
???????????????????????????????

Në mbledhjen e Kuvendit të Organizatës Turistike të Ulqinit të mbajtur sot, janë zgjedhur njëzëri anëtarët dhe kryetarët e Këshillit Ekzekutiv dhe atij Mbikëqyrës.

Kryetar i Këshillit Ekzekutiv do të vazhdojë të jetë Xhaudet Cakuli, ndërsa anëtarët e tjerë janë: Muslim Llola, Dritan Guçi, Simo Dediq, Zenepa Likoviq, Munib Abazi dhe Astrit Kurti.

Kryetar i Këshillit Mbikëqyrës u zgjodh Fadil Kovaçi, ndërsa dy anëtarët e tjerë janë Valdet Axhemoviq dhe Ilir Harasani.

Në mbledhje gjithashtu është aprovuar Raporti i Punës dhe Raporti Financiar për vitin 2013.

Kabineti Kryetarit