Medina Kanaqi, Ardiana Karamanaga dhe Nora Gegaj shpallen kompione të ballkanit

October 14, 2014   | Lajmet / Vijesti, Sporti / Sport

Me datë 11-12.10.2014 në Slloveni u mbajtë kampionati Ballkanik në sportin olimpik të Taekwondo-së në diciplinën e formave dhe dyluftimit.

Medina Kanaqi, Ardiana Karamanaga -medalje te arta
Nga klubi i Taekwondo-së Ulqini ishin të ftuar që të garojnë me kombëtaren Malazeze katër garues, Medina Kanaqi, Ardiana Karamanaga Esad Kraja dhe Bojan Vladisavljeviq.
Medina Kanaqi, Ardiana Karamanaga dhe Nora Gegaj shpallen kompione të ballkanit në diciplinën e FORMAVE kategoria “TEAM JUNIOR FEMELE” duke fituar vendin e parë dhe shpërblehen me medalje të arta.
Garuesit e KT Ulqinit  i sollën kombëtares malazeze gjithsejtë 8 medalje, prej tyre dy të arta një të argjend dhe katër të bronzit. Medaljet e fituara janë:
Medina Kanaqi arrinë të fitoi tri medalje, një të artë dhe dy të bronzit.
Ardiana Karamanaga me dy medalje, një të artë dhe një të argjend

Taekwondo Ulqini -5
Esad Kraja poashtu me dy medalje të bronzit, dhe
Bojan Vladisavljeviq me një medalje të bronzit.

Poashtu trajneri i KT Ulqinit Fikret Dushku selektor dhe trajner i përfaqsueses Malazeze për kategorinë e kadetëve dhe të formave i cili udhëhoqi ekipin drejtë suksesit arrinë të grumbullojë gjithsejtë 10 medalje Ballkanike. Në diciplinën e dyluftimit prej kadetëve që u kurorzuan me medalje ishin:
Nik Junçaj garuesi më i sukseshëm shpallet kampion i Ballkanit i cili fitoi tre ndeshje dhe kështu shpërblehet me medalje të artë, ndërsa garuesi Muhamed Gjokoviq fitoi medaljen e bronzit.
Garuesit e KT Ulqinit dhanë një kontribut të mirë në kampionatin Ballkanik të cilët përfaqësuan Malin e Zi sëbashku me garuesit tjerë nga klubet e ndryshme në Mal të Zi.

Taekwondo Ulqini Info