Sulmohet me gurë ambasada shqiptare në Podgoricë + Foto + Video

October 16, 2014   | Rajoni / Region

sulmohet-ambasada-shqiptare-podgoriceDhuna ndaj lojtarëve shqiptarë në fushën e stadiumit “Partizani” të Beogradit gjatë ndeshjes Serbi – Shqiperi, është transferuar tek ekstremistët serbë në Malin e Zi, të cilët paraditen e të enjtes kanë sulmuar me gurë ambasadën shqiptare në Podgoricë.

Sipas mediave malazeze, 3 persona, të cilët më pas janë arrestuar nga policia vendase kanë thyer xhamat e ambasadës dhe një lokali të ndodhur pranë saj. Mediat theksojnë gjithashtu se përveç dëmeve materiale nuk ka asnjë të lënduar në njerëz duke përfshirë këtu edhe personelin e ambasadës shqiptare në Mal të Zi.

Ndërkohë mësohet se ndeshja Serbi – Shqiperi është bërë gjithashtu shkak i plagosje se disa personave pas një konflikti me sende të forta në një shkollë të mesme në Tuz, të Malit të Zi.
sulmohet-ambasada-shqiptare-podgorice-1
Mediat vendase shkruajnë se arsyeja ka qenë festimi i nxënësve shqiptarë për ato cfare ndodhën dy ditë më parë ne stadiumin e Partizanit të Beogradit. Festa e tyre është ndërprerë nga nxënës jo shqiptarë, të cilët pasi kanë ardhur në klasë kanë filluar të konfliktohen. Situate është agravuar më tej kur në këtë konflikt janë përshfirë edhe prindërit e nxënësve.

Të plagosurit, mes të cilëve edhe disa nxënës, janë dërguar menjëherë në klinikën qendrore të malit të zi ndërkohë që prokuroria ka nisur menjëherë hetimet për të zbardhur këtë ngjarje.

sulmohet-ambasada-shqiptare-podgorice-2

Menjehere pas ketyre ngjarjeve ministri i Jashtëm shqiptar reagoi duke kërrkuar shpjegime nga homologu i tij malazez.

“Do ju kërkoja të gjithë shqiptarëve që jetojnë në rajon, që të tregonin të njëjtën maturi që tregoi ekipi ynë kombëtar”, tha ministri Ditmir Bushati, në Kuvend.

Dy ditë më parë, në Tuz dhe Ulqin, dy qytete me popullsi me të madhe shqiptare ka patur festime pas asaj që ndodhi në stadiumin e Partizanit të Beogradit. Qindra të rinj kane festuar për disa orë nëpër rrugët e këtyre qyteteve me flamuj shqiptar dhe postera të futbollistëve të kombëtares kuqezi.

/ Top Channel

YouTube Preview Image