Informatë e punës së Qendres ditore për fëmijë “Sirena” në Ulqin

October 17, 2014   | Shoqëria / Društvo

Informatë e punës së Qendres ditore për fëmijë “Sirena” në Ulqin-Informatë e punës së Qendres ditore për fëmijë dhe të rinj me pengesa dhe vështirësi në zhvillim “Sirena” në Ulqin,në tremujorshin e tretë për vitin 2014.

Tremujorshi I tretë I këtij viti realizohet sipas Planit vjetor të punës për vitin 2014.

Në këtë periudhë jemi duke realizuar projektin për hapjen e mini ambulancës në kuadër të qendres.Kemi kontaktuar me z.Russ Westwood drejtor i shtetit për ndihma humanitare në Mal të Zi,përfaqësues i kishës Jezu Krishti shenjtori I ditëve të fundit,institucion I bamirësisë I cili do të na mundësoi pajisjen e mini ambulancës me një sasi të mjeteve të duhura.

Jemi duke vazhduar me përpjekjet dhe kontaktet e shumta,me institucionet relevante që të sigurojmë edhe dhomën senzorike e cila ka për qëllim vetëqetësimin dhe relaksimin e fëmijëve me autizëm.Shpresojmë se edhe ky projekt së shpejti do të realizohet.

Si cdo herë përkujdesja e donatorëve të shumtë nuk mungoj as në këtë tremujorsh.

Janë donatorët vendas dhe diaspora që kanë ndihmuar në forma të ndryshme,Për këtë tremujorsh vecojmë aksionin humanitar të Këshillit të Xhamisë së Klleznës(forumit rinor) që në kuadër të muajit të Ramazanit dhe Kurban Bajramit përmes aksionit “Shporta e Ramazanit”dhe “Shporta e Bajramit” kanë ndihmuar Qendren ditore me artikuj ushqimorë dhe mjete higjienike në një sasi të konsiderueshme.

Kolektivi I Qendres ditore “Sirena” përzemërsisht falenderon të gjithë donatorët për përkujdesjen që kanë treguar dhe janë duke treguar në përmirësimin e kushteve të Qendres ditore “Sirena”në Ulqin.

 

                                                                                                                                        Drejtori,

                                                                                                                                         Bilal Alaj

                                                                                                                                      __________