Nika: “Unë ha e ti ha- Po gomarin kush e mba…”?!!!

October 17, 2014   | Lajmet / Vijesti, Opinione

GODISNJA SKUPSTINA TO ULCINJ-1Shkruan: Muhamet Nika

Mësohet se nën udhëheqjen e Kryetarit  te Komunës se Ulqinit  Z.  Fatmir Gjeka , në Ulqin, u mbajt  kuvendi vjetor i Organizatës Turistike të Ulqinit. Siç u cek të pranishmit  morën ne shqyrtim  raportin e punës  se organizatës turistike  për vitin 2013 dhe  Informatën për rrjedhën e sezonit për vitin 2014. Po ata zgjodhën  këshillin ekzekutiv   te organizatës turistike që numëron shtatë   anëtarë  dhe atë  mbikëqyrës që do të ketë  tre anëtarë.

Kur pash fytyrat e qeshura të kuvendarëve   turistikë të cilat reflektonin entuziazëm , me siguri mendova që ato JANË TË KËNAQUR ME BEREQETIN E KËSAJ SEZONE dhe në një farë mënyre jepnin pëlqimin në raportin e punës për vitin që shkoi si dhe pëlqimin për atë që vjen.

Në këtë rast, me siguri jo pa qëllim, me një shpejtësi vetëtime , mu kujtua emisioni televiziv” Robin Hud” i emituar, më 30.05.2014, ku u be një analizë e zgjeruar se si qytetaret e Ulqinit  d o të u duhet të paguajnë 137.000€, gabimet e Organizatës Turistike…?!!

Ndoshta edhe për këtë nuk po e kuptoja arsyen e buzëqeshjes së pushtetarëve….!!! Nëse këta që qeshen , nuk kanë dëgjuar për këtë borxh edhe po ju falë. Fjala është për largimet nga puna të te punësuarve në mënyrë të paligjshme në këtë organizatë nga kryetari paraprak gjatë ditëve, kur u bë ndërrimi i pushtetit ?!!!

DARDHA E KA BISHTIN MBRAPA

Edhe pse ky borxh nuk figuron në regjistrin e borxheve që duhet të paguaj komuna, ekzekutimi i tij është real dhe pritet shumë shpejt të ekzekutohet. Ndoshta edhe zvarritja e ekzekutimit të tij bëhet me qëllim, sepse në te , ashtu si në borxhet tjera, për çdo ditë ecin kamatat e shumëfishta ditore në llogari të te ish punësuarve. Kështu për shembull , kur të kthehet nga Amerika ish drejtori i shkarkuar i organizatës , me siguri me vlerën e shumës së borxhit , i bie që me këtë borxh, do të mund të blejë edhe një banesë ….?!!! Por a do të thirret kush në përgjegjësi për këtë nuk e dimë. Këtu në Ulqin, si duket nuk vlen as ajo thënia popullore se dardha e ka bishtin mbrapa. Ose këta tanët kanë mësuar ta nisin e ta hanë atë nga bishti?! Por me sa shohim Ne – këtë teknikë ende nuk e zotërojnë…?!!!

Tjetër, gjate  diskutimeve – si u raportua nga portali Lajme nga Ulqini ,organizata turistike  kishte organizuar dhe mbështetur  një sërë aktivitetesh kulturore  dhe se me seriozitet i ishte qasur  prezantimit te ofertës turistike ne panairet dhe burzat  turistike. Këtu te “aktivitetet kulturore “ them të drejtën diqysh “ u dallashitëm “ pak sepse u hutuam dhe nuk kuptuam , që përse kjo organizatë merret me organizimin e aktiviteteve kulturore, kur për tu marrë me kulturë kuvendi ka themeluar shtëpinë e kulturës e cila i kushton buxhetit të komunës 300 mijë euro në vit. Kurse po nga portalet , mësuam se punëtorët e këtij institucionit , kishin paralajmëruar grevë kolektive , për mos shlyerje të detyrimeve në rroga të themeluesit.

BKA DHE GROSHA KRAVARIT

Si duket këtu tek ne askush nuk bënë punën e vet , por punën e tjetrit .Gjithë ashtu mësohet që për punë të do borxheve llogaria e kulturës është e bllokuar tash sa kohë nga hotel Albatrosi. Do të kish qenë më e arsyeshme që kjo organizatë të kish përkrahur ndonjë aktivitet kulturor të kulturës , në se ka mjete të tepërta, duke shlyer mbase edhe borxhin e Albatrosit. Pastaj nuk arritëm ta kuptojmë , në se drejtori i shtëpisë së kulturës ishte apo është me funksion ndër ata dhjetë veta   që drejtojnë organizatën. Kujtoj opinionin se deri në vitet 90 rreth 30 % e taksës turistike i kalonin shtëpisë së kulturës me automatizëm, për organizim të aktiviteteve të ndryshme kulturore të sezonit turistik.

Mbase kuvendarët, në këtë mënyrë, po i bie se shpenzojnë pa ligj paratë e kulturës ?!!! Kurse këtyre të kulturës u mbetët të punojnë në mënyrë “voluntere”, nga se ligji i ri e njeh edhe këtë mundësi ose ta mbyllim fare… Por çka është më kryesorja, pas gjithë kësaj që u tha, mësuam se “dyzeni” do të vazhdojë edhe më gjatë, në kuadër të festivalit etnokulturor të mbylljes së sezonit për të cilin harruam se as që e kishim hapur fare….?!! Edhe pse, ai i taljave-Gjuetisë, veç sa ka filluar….?!! Por nejse, një arsye më shumë edhe për një dyzen të ri. Çfarë t’i bësh kemi qëlluar “merakli..”! Sot kështu, pasi hëngrëm edhe pasulin në Anë të Malit me një lëng shege “Ditën e Shegës”dhe me këto fytyra të qeshura, nuk ka dyshim se “ahengu” do të vazhdojë edhe netëve nč vazhdim. Ç është e vërteta, jo si ai “ i kryetarit simpatik për zhvillim strategjik “, por me gjithë atë, BEKA na i ziu nja 1000 e. “Grosh Kravarit”…?!! Veç se inshalla nuk na del puna si asaj që thanë nč fillim : “Unë ha e ti ha po gamarin kush e ma(batut anamalase) “?!!