Ulen çmimet e derivateve të naftës në Mal të Zi

October 20, 2014   | Ekonomia / Ekonomija

derivatet-e-naftesTë gjitha llojet e derivateve të naftës në Mal të Zi prej mesnate do të jenë më lirë prej 4 deri në 6 centë për litër, njoftohet nga Ministria e ekonomisë. Gjatë dy javëve të ardhshme një litër eurosuper 95 do të jetë më lirë për 6 centë, gjegjësisht do të kushtojë 1.28 euro, ndërsa eurosuperi 98 do të jetë më lirë për 5 centë dhe do të kushtojë 1.32 euro. Eurodizeli po ashtu do të lirohet për 4 centë dhe një litër do të kushtojë 1.19 euro. Korrektimi i ardhshëm i çmimit të derivateve të naftës do të bëhet më 3 nëntor.

RTCG