“Miss Globe” do të vizitojnë Ulqinin dhe Ishullin Ada në Malin e Zi

October 22, 2014   | Rajoni / Region

mis-globe44 vajza, nga vende të ndryshme të botës, do të marrin pjesë këtë vit në edicionin e 41-të, të “Miss Globe”, i cili për të 11-in vit organizohet në Shqipëri. Por në këtë event do të mungojë vajza nga Serbia, e cila është tërhequr nga gara për “Miss Globe”.

Edhe pse ftesa i është shkuar njëjtë edhe pjesëmarrëses nga Serbia, një e tillë është refuzuar nga shteti serb, pas asaj që ndodhi në Beograd me 14 tetot gjatë ndeshjes Shqipëri – Serbi.

Alida Cenaj, zëdhënëse e shtypit të kompeticionit të “Miss Glob” në Shqipëri, ka thënë për KosovaPress, se arsyeja e tërheqjes është ndodhia e 14 tetorit, e përpos kësaj shteti Serb, nuk ka ofruar asnjë lloj të dhëne rreth përfaqësueses së Serbisë.

“Arsyeja është thënë nga ana e tyre që i tremben ndonjë incidenti në Shqipëri, të ngjashëm me atë që ndodhi në Beograd. Por nga pala shqiptare është konfirmuar se të gjitha vajzat janë të sigurta, dhe do të trajtohen njëlloj pavarësisht se nga cili vend vijnë, Serbia apo Kroacia etj. Vitet e tjera bashkëpunimi me Serbinë për pjesëmarrje të vajzave në konkurse të tilla ka qenë shumë i mirë, madje vajzat janë larguar nga Shqipëria me përshtypjet më të mira, dhe janë mahnitur nga mikpritja dhe vendet e bukura që kanë vizituar në Shqipëri. Mospjesëmarrja ishte vendimi i tyre dhe ne nuk mund të detyrojmë askënd të marrë pjesë me patjetër, kjo është në dëshirën e tyre”, tha për KosovaPress, Cenaj.

E ky lloj organizimi, po organizohet në Shqipëri për herë të fundit. Këtë njoftim e bëri Petri Bozo, i cili pos tjera ka dhënë edhe detajet për organizimin e “Miss Globe”.

Vajzat pjesëmarrëse do të jenë në Shqipëri qysh nesër dhe ato do të jenë aty deri me 8 nëntor, kur edhe do të jetë nata finale.

Për vajzat të cilat vijnë nga pesë kontinente të ndryshme, është hartuar turi turistik, që për këtë vit do të jetë Tirana, Vlora me historinë e saj, (me dt 28 tetor), një udhëtim me anije në Gjirin e Karaburunit, Llogoraja, tur me xhip safari në malin e Pilurit, Radhima e më pas grupi do të drejtohet për në veriun e Shqipërisë, për të ndalur në qytetin e Pukës.

KosovaPress