Fillon pastrimi i anës së djathtë të grykës së Bunës

October 23, 2014   | Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji

Thellimin-e-Bunes-UlqinNë aksionin e madh, të cilin e iniciuan komuna e Ulqinit dhe Drejtoria e Ujërave të Malit të Zi, këto ditë është intensifikuar aksioni i pastrimit të degës së djathtë në grykëderdhjen e lumit Buna, shkruan “Vijesti”.

Siç theksohet, me urgjencë të kryetarit të komunës së Ulqinit, Fatmir Gjeka, Drejtoria ka angazhuar ekskavatorët e mëdhenj, të cilët marrin pjesë në këtë aksion urgjent mbasi që ekzistonte rreziku që kjo degë të mbyllet krejtësisht.

“Pas disa ditëve të punës mund të konstatojmë që rrjedha e lumit në këtë vend është shumë më e mirë”, tha kryetari i Kuvendit Komunal të Ulqinit, Fuad Haxhibeti.
Ai theksoi që në fillim të vitit të ardhshëm do të shpallet tenderi për mirëmbajtje disavjeçare të grykës dhe rrjedhës së Bunës.

Koha Net