Nika: Ulqini- Miti i kullës së Babilonit dhe gjuhëve që smerren vesh…

October 23, 2014   | Opinione

Shkruan: Muhamet Nika

JOSE SARAMAGO, njëri nga shkrimtarët nobelistë, në romanin Kaini shkruan, se : Zoti, pas një krijimi të vetë dështuar me njeriun, kur e hetoi këtë…, ia futi atij shpejt e shpejt në fyt një muskul të përkulshëm dhe të qulltë që lëvizë në zgavrën gojore, por nganjë herë edhe jashtë saj…, dhe me të cilën njerëzit pastaj duke qenë se ishte felerike as sot nuk mund të merret vesh. U bindëm në praktikë që Miti i mosmarrëveshjes së gjuhëve po duket jeton edhe sot në Ulqin.

Lexova portalet e Ulqinit dhe komentet e ndryshme të cilat lidhen me jehonën e ngjarjeve ditore të qytetit dhe racizmit serbosllav i cili u manifestua në ndeshjen Shqipëri Serbi në Beograd. Pasi iu hodhëm një sy, hetuam që në varshmëri të këndvështrimit të vet ishin edhe vlerësimet.

Deri sa Gjylije Rexha kish përzgjedhur të bëjë një koment të ngjarjes me titull “ Forca e simboleve”,   i cili ilustrohej me një fotografi të një tifozi ulqinak të spostuar në lajmin e parë të pritjes së ngjarjes në Ulqin, hetuam se ajo më të drejtë shprehej:

“Na duhen ngjarje të jashtëzakonshme për të nxjerr nga brendia jonë forcën e simboleve dhe identitetit kolektiv kombëtar. Na duhet shtytje e jashtme për të shpërthyer brendia jonë e vlerë. Duhet të na prekin rëndë që ne të shkundim nga vetja gjithë cikërrimat neveritëse me të cilat mbushim ditët tona. Na duhen më shpesh djemtë të cilët do të na bëjnë që të tejkalojmë perceptimet e zakonshme të ndarjeve dhe kalkulimeve të ulëta…”

Festa-ne-Ulqin

Nga ana e tjetër Ismet Karamanaga , duke menduar se e kish kapur motivin e duhur të ditës dhe të ngjarjeve ulqinake, kish përzgjedhur për postim edhe një pamje e cila është antipod i të parës duke ilustruar tekstin në të cilin thuhej: “… Flamuri i Shqipërisë, përkrah atij të Serbisë. Tri ditët e kulturës, me degë ulliri dhe muzikë, mesazhe për bashkëjetesë…!

Festivali folklorik në Ulqin-

O nënë thashë me veta sa “promashitet” nga një herë” në kapjen e motiveve të ngjarjeve të ditës me aparat, qoftë edhe prej Ulqinit në Ulqin…?!! Nuk ishin krejt të marrë latinët , kur thonin(po e themi serbisht):” Kad nastupa strah san retko dolazi…?!!
vizita-Titos-Ulqin

Duke analizuar këtë fotografi dhe tekstin që e shoqëronte, mu duk sikur 30 vjet më pas në Ulqin,po kthehej sërish atmosfera e ardhjes së Marshallit në Ranë dhe nostalgjia që mund të kem për te. Veç se kjo atmosferë e fotografisë të bërë nga Rana ,pa Mareshalin dhe asaj që ngjau në Beograd, në mua se si mu duk e la përshtypjen e asaj që i thonë , le të më falin të tjerët, si “ mut me lule…” ?!!! Sa të duash hidh lul…. , mut, përsëri mut mbetët….?!!! Dhe për këtë askush të mos preket- as fëmijët e komunizmit?!!! Po kapeni ju lutëm mbishkrimin mbi kokë të Marshalit Tito në fotografi, të shkruar vetëm në një gjuhë-SHQIP dhe madje me Rankoviqin gjallë..?!! Bashkëjetesë i thonë kur ai tjetri të pranon si realitet vertikalisht e jo vetëm horizontalish. Mendojmë me shqipe të rrafshuar para serbishtes , ose pa te fare., siç ndodh në Ulqin. Athua se për t’i ikur këtij laku edhe festivalin në fjalë e quajtëm anglisht “Dolcinium internacional festival”…?!!! Po s’kemi faj – “ Past rahmet Titoja- bile më qartë ,1000 rahmete…?!!!
Vetë titulli i këtij vështrimi e kotëson fare qartë punën e fotografisë , mesazheve të tekstit dhe të vetë festivalit si ngjarje…..?!!!
Kurse edhe nobelistit J.SARAMOGOS, po duket më kot ia dhanë çmimin për paqje.. .Kush ka pasur rastin ta ndjekë serialin dokumentar të QSI-së nga Kosova, të realizuar edhe për Ulqin -me titull: E DUA VENDIN TIM, sheh dhe kupton esencën e krijimit dhe misionin e njrzimit , kur citohen ajetet nga Kurani , si : Ne u kemi krijuar në fise dhe popuj, që të njihni njëri tjetrin dhe të na adhuroni vetëm ne. Po duket ndoshta vetëm Mareshalli, deri diku, na njihte mirë….?!!!