Nika: Pushtetarëve lokalë nuk u shkohet në shpi

October 24, 2014   | Intervista / Intervju, Lajmet / Vijesti

Opstina-Ulcinj_Komuna-e-Ulqinit_presjednikShkruan : Muhamet Nika

A e dini se në Komunë të Ulqinit, njëri   nga të punësuarit mbushi plot 48 vjet pune e shtatë muaj dhe akoma i punohet. Ka mundësi që atij , ia kanë keqinterpretuar ligjin juristët, duke menduar se në pension shkohet, mbase, më 62vjet pune .Ose gjithashtu sekretarët, kanë qëlluar “ zemërdhimshëm” e nuk mund të zbatojnë normën ligjore për pension të dhunshëm- serb.(po sili zakona)…?!!!

Numri i atyre që i plotësojnë kushtet për pension i kalon 20 vetat, por siç thuhet , nuk u shkohet. Ani se thuhet që në komunë aktualisht janë rreth 5muaj pa rroga. Dhe nëse është kështu që u ponohet, i kujtojmë se ligji iu njeh të drejtën që të punojnë në mënyrë vullnetare.

Por kjo nuk është çudia e vetme, në mesin e tyre, pati edhe asosh, të cilët kishin mbushur 67 vjet 9muaj e 10 ditë, e ishin në listë të dispozicionit për punë( të pa sistemuar) , që gjithashtu , iu mundëson ligji. Kujtojmë opinionin se me ligjet në fuqi , shkohet në pension, me 67 vjet pune dhe me 40 vjet stazh.

Sikur pushteti lokal , të çlirohej prej tyre, atëherë në vit , do të kurseheshin rreth 100mijë euro. Le të shtojmë , që ky është regjistri i parë , të cilin sekretariati për kuadro e hartoi për herë të parë , në kërkesë të kryetarit të komunës Fatmir Gjekës. Të paktën tashti dihet se ku duhet prekur nëse mendohet në një racionalizim. Sipas të dhënave tona, ky numër shumë lehtë do të mund të dyfishohej për pension, sikur komuna të nxirrte një vendim për mbrojtjen sociale të atyre , të cilët mund të shpallen tepricë teknologjike

Për tu ikur , komplikimeve të pa dëshiruara me të tillët, po publikojmë , një faqe të regjistrit të përmendur, por duke iu ruajtur intimitetin e tyre për opinion.