Trupa e Ulqinit, me legjendën e Servantesit në Durrës – Video

October 29, 2014   | Lajmet / Vijesti

me legjendën e Servantesit në DurrësNëse nuk keni dëgjuar ndonjëherë per legjendën sesi shkrimtari i famshëm spanjoll Migel Servantes u kap rob dhe jetoi për pese vjet ne Ulqin ne vitin 1571, atëherë kete te marte ne mbrëmje mund njiheni me gojedhenen. Një trup teatrore nga Ulqini, ka vendosur ta ktheje ne drame legjenden qe ulqinaket e njohin mjaft mire duke sjelle dashurinë e Servantesit me Dulçinean sipas mënyrës se tyre. Pas shfaqjes se dhënë ne Malin e Zi e me pas ne Prishtine, trupa vjen ne skenën e teatrit kombëtar te Tiranës. Por edhe pse thonë se kane korrur sukses me kete shfaqje, artistet ulqinake pohojnë se nuk kane nje teatër ne qytetin e tyre. Vënia ne skenat e ndryshme shqipfolëse te kësaj pjese eshte nje testim per dëshirën e tyre krijuese. Pas Tiranës drama “Servantesi dhe Dulçinea” do te shfaqet edhe ne teatrit e Durrësit.

Vizion Plus TV Albania

YouTube Preview Image