Mbi një miliard euro do të kushtonte ndërtimi i autostradës Adriatik-Jon në Mal të Zi

October 30, 2014   | Real Estate

autostrada-Adriatik-Jon-Mali i ZiPodgoricë, 28 tetor 2014 (MIA) – Ndërtimi i rreth 95 kilometrave të autostradës Adriatik-Jon përmes Malit të Zi do të kushtonte mbi një miliard euro, kumtoi Qeveria në Podgoricë, duke shtuar se autostrada është me rëndësi strategjike për vendin.

Autostrada e gjatë mbi 1.500 kilometra do ta lidhte Italinë veriore me Greqinë, përmes Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjë e Hercegovinës, Malit të Zi dhe Shqipërisë.

Autostrada Adriatik-Jon në Mal të Zi do të ishte nga vendi Nudo, në kufirin me BeH-në, më pas përmes Grahovës dhe Çevës në drejtim të Podgoricës, ku do të ndërtohej qarkorja e cila do të çonte drejt kufirit me Shqipërinë.

Idividi