Sot do të nënshkruhet kontrata me “Exim” bankën kineze për autostradën Tivar –Bolare

October 30, 2014   | Rajoni / Region

autostrada  Tivar –BolareKontrata për financimin dhe projektimin e pjesës prioritare të autostradës  Tivar –Bolare ( Smokovac – Mateshevo), mes Qeverisë së Malit të Zi dhe  “Exim”  Bankës  Kineze, do të nënshkruhet  nesër  në Podgoricë, është njoftuar Portali i RTMZ në qeverinë e Malit të Zi.

Projektimi dhe ndërtimi  i  pjesës prioritare të autostradës, Tivar –Bolare, do të kushtoj 809.6 milion euro. Nga kjo shumë, 85% të mjeteve do të sigurohen përmes kredisë nga banka Kineze “Exim”, kurse  pjesa  tjetër  prej 15% të mjeteve do të  sigurohen nga shteti.

Ky është projekti  më i madh  dhe më i komplikuar i ndërtuar në Mal të Zi. Gjatësia e përgjithshme e autostradës  Tivar – Bolare, është 169.2 km, kurse pjesa më e vështirë dhe  prioritare,  Smokovac –Mateshevë, është e gjatë  41 km.

Pas nënshkrimit të kontratës, me përmbajtjen e sajë do të njoftohet edhe parlamenti  shtetëror  që do të pasojë me miratimin e ligjit për autostradën dhe pastaj mund të fillojnë punimet në ndërtimin e saj.

TVCG