Studentët perfundojne stazhin e praktikës profesionale 9 mujore – Video

October 30, 2014   | Ekonomia / Ekonomija

Praktika profesionale ne Hotel Mediteran-Suzana-Taipi-MujaPraktika profesionale ne Hotel Mediteran

Në koktelin e rastit për përfundimin e praktikës profesionale 9 mujore, të ftuar nderi ishin kryetari i komunës së Ulqinit z. Fatimir Gjeka, përfaqësuesi I entit për punësim z.Hasan Gjoni, Drejtoresha e organizatës turistike znj.Zana Sarvan dhe drejtoresha e televizionit local TVT znj. Ilmira Lika. Ndër të ftuar te tjerë ishin përfaqësues të organizatave jo qeveritare, UBA, BKA, NGO si dhe përfaqësues të mediva në Malin e Zi.

Programi u kordinua dhe drejtua nga Suzana Muja, menaxhere e marketingut në hotelin Mediteran dhe Ibro Kocan, menaxheri I shitjeve në hotelin Mediteran.

E vecanta e takimit ishte dhe mysafirja nga Shkodra, dr.prof.ass Brilanda Bushati e cila dhe kordinoi praktiken profesionale ne Hotelin Mediteran. Kordinimi profesional dhe zbatimi i praktikave më të mira botërore u sollën në realitet në këtë cikël praktike, të cilat ia shtuan vlerën kësaj ekperience.

Prof_Brilanda_Bushati_dhe_Selatin_Gjeloshi-Hotel-Mediteran-Ulqin

Drejtori I hotelit z.Selatin Gjeloshi e vlerëson këtë cikël praktike si një shembull bashkohor i realizimit te detyrave, të cilat sjellin një dobi për të dyja palët. Si rezultat hoteli vazhdon marëdhënie pune me dy student nga praktika profesionale dhe rikandidon me praktikë në sezonën 2015.

Dr.prof.ass Brilanda Bushati vlerësoi rezultater në ketë praktikë profesionale me certificate vlerësimi për arritjet e tyre,  kandidatëve: Arjana Hasanaga, Rina Llazari, Daniela Steljiq, Azemina Nikiciq, Besarta Mehani, Jasmina Dragoviq, Besnik Lleshi, Adrijan Muca, Ana Jovetiq, Nikola Tomoviq, Hysein Kasneci, Arta Molla, Kaltrina Meqikukiq dhe Dubravka Baboviq.

Të gjithë të ftuarit special u falenderuan nga hoteli për mbështetjen dhe punën e mirë në komunitet, ku nga më lart do shtojmë dhe Instituti për kërkime shkencore në Mal të Zi – prof.Elez Osmani dhe Redaksin Shqipe në televizionin e  Malit të Zi – z.Haxhi Shabani.

Grupi_i_Praktikes_Profesionale-Hotel-Mediteran-Ulqin

Me dëshirën dhe vullnetin e mire për marrëdhënie të mira ndaj shoqërisë e cila ndihmohet nepërmjet veprimtarive të ndryshme dhe projekte bashkëpunuese, Hoteli Mediteran në menyre jo vetiake do të ofrojë mundësi për ide të reja të cilat mund ti realizojmë së bashku.

Hotel Mediteran Ulqin

YouTube Preview Image