Fondacioni “Studenti” – Garat e recituesve te rinj 2014 – Ftese

November 3, 2014   | Kulturë / Kultura, Lajmet / Vijesti

Garat e recituesve te rinj 2014Fondacioni “Studenti” do të organizojë “Garat e recituesve të rinj 2014” për shkollat në gjuhën shqipe në Malin e Zi, të shtunën, më 8 nëntor 2014, në orën 18.00, në Galerinë e Arteve të Qendrës së Kulturës – Ulqin.

Fondacioni,,Studenti” do te organizoje te shtunen, me 8 nentor 2014, Garat e recituesve te rinj 2014 ne nivel te shkollave ne gjuhen shqipe ne Mal te Zi.
Kjo veprimtari e cila organizohet nga Fondacioni ,,Studenti”per te nentin vit me radhe, eshte e vetmja e ketij lloji qe zhvillohet ne Komunen e Ulqinit. Sivjet per te paren here ne te do te marrin pjese nxenes nga te gjitha shkollat me mesim ne gjuhen shqipe ne Mal te Zi. Qellimi i saj eshte zhvillimi i frymes garuese,zbulimi i talenteve te rinj, afirmimi i tyre, shkembimi i pervojave dhe zhvillimi i ndjenjes se bashkepunimit ndermjet nxenesve, etj.
Garat do te mbahen ne Galerine e Arteve te Qendres se Kultures-Ulqin dhe fillojne ne oren 18:00.

Jeni te mirepritur!

 

Hajredin Kovaçi

069 034 288

hkovaci@hotmail.com