Kalon paqësisht parada gay në Mal të Zi, 2000 policë mbikqyrën aktivitetin – Video

November 3, 2014   | Bota

parada gay në Mal të ZiKa kaluar pa problem, falë mbikqyrjes nga mëse 2000 forca policia, parada e homoseksualëve në Podgoricë këtë të dielë.

Edhe pse raporti mes demostruesve dhe policisë ishte 1 me 100, sërish zëri i tyre për më shumë të drejta u dëgjua fort.

Me parullat “Le ta duam njëri-tjetrin”, “Ky është vetëm fillimi” dhe “Tradicionalisht krenarë”, aktivistët e komunitetit gay marshuan në rrugët e Podgoricës.

Organizatori, Daniel Kaleziç, tha se komuniteti LGBT në Malin e Zi jeton ende në frikë për shkak të reagimit qytetar.

Kjo ishte parada e tretë që komuniteti LGBT zhvillon në Malin e Zi dhe e dyta e mbajtur në Podgoricë.

Herën e fundit që homoseksualët dolën për të kërkuar të drejtat e tyre, në tetor të vitit 2013, mes tyre dhe protestuesve anti-paradë pati përleshje të shumta, ku edhe u lënduan rreth 20 forca policie.

Sipas një sondazhi të kryer nga AFP, në vendin fqinj rreth 70% e njerëzve ende mendojnë se homoseksualiteti është një sëmundje, një qendrim ky që bie ndesh me aspiratat e tyre për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian.

ORA NEWS

YouTube Preview Image