Nika: Blloku i banesave në Ulqin që iu grabit Kosovës nga komiteti komunal i Ulqinit

November 3, 2014   | Lajmet / Vijesti, Opinione

Pamje e bllokut të banesave të grabitura në Ulqin(Pamje e bllokut të banesave të grabitura në Ulqin)

 

Shkruan : MuhametNika,

Rrëzimi i “K-1”( KOSOVËS NJË), nuk është rasti i vetëm me të cilin iu bë dëm Sindikatës së Kosovës pas rrëzimit të tij si kompleks për pushim turistik të punëtorëve të saj në Ulqin?!!

Këtu duhet futur gjithë se si edhe puna e këtij pallati , karshi komunës së Ulqinit , ili ishte ndërtuar nga mjetet e Kosovës në bazë të një marrëveshjeje politike paraprake të saj me udhëheqjen komuniste ulqinake.

Marrëveshja e arritur ndër mjetë dy palëve parashihte që sindikata Kosovës të mund të ndërtojë njësi banimi turistike për punëtorët e vet në bregdetin ulqinak. Mbi bazën e marrëveshjes së arritur atë herë- komiteti për urbanizëm i komunës e pajisi palën kosovare edhe me dokumentacionin përkatës të ndërtimit turistik, mirëpo më pas nga strukturat partiake të komunës dhe republikës, u tha që ky ndërtim nuk i plotësonte kriteret e parapara sepse ishte dhënë leje ndërtimi brenda zonës urbane të qytetit e jo në bregdet , ku me plan parashiheshin njësitë turistik. Ky arsyetim ishte i mjaftueshëm që kosovarëve , t’iu marrin banesat e ndërtuara me pa hir duke iu dhënë një sasi të vogël mjeteve, por jo të gjithë vlerën reale të borxhit.

Më pas vërehet se në banesat e përmendura u vendosën shpejt e shpejt punëtorë të administratës së atëhershme komunale , kryesisht policë dhe të tjerë të ardhur nga qytetet veriore të Malit të Zi .Kjo dëshmon se udhëheqja komuniste serbo-sllave këtë akt po e kryente me qëllim. Shumë nga ata që u vendosën aty “ përflitet” se as sot nuk i posedojnë “letrat përkatëse”, kuptohet të ligjshme dhe nuk i kanë banesat në pronësi.

Sot kur Agjencia për Privatizim e Ksovës, ka aktivizuar çështjen e rrënimit të “K-1”, për të cilin ajo paditë qeverinë malazeze ekzistojnë të gjitha mundësitë, që në rend të ditës të vijnë edhe këto banesa të grabitura të Kosovës nga komiteti i dikurshëm i partisë

Në fund sqarojmë se e çështja e pronësisë në mes dy shteteve , me siguri është tej e koklavitur. Këtë e vërteton më së miri edhe fakti që për çështjen e rrëzimit të “K-1” , Atlas Grupi nga Mali Zi, gjithashtu ka paditur Komunën e Ulqinit dhe kërkon një shumë prej 11 milionë eurove, në emër të dëmit e të prishjes së kompleksi në fjalë . Ai gjithashtu pretendon të jetë trashëgimtar (kuptohet i dhunshëm) i “K-1”, nga koha e pushtetit okupues serb në Kosovë …?!!!