Fatmir Gjeka në Forumin e Parë Ndërkombëtar “SMART CITY”

November 4, 2014   | Ekonomia / Ekonomija, Lajmet / Vijesti

Fatmir-Gjeka-SMART CITY-DurresKryetari i komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka morri pjes në konferencën ndërkombëtare e cila dje u mbajt në Durrës.

Bëhet fjalë për aktivitetin e parë ku merrë pjesë kryetari i komunës së Ulqinit z.Fatmir Gjeka në forumin “Smart city”, i cili të hënën dhe të martën në këtë qytet bregdetar të Shqipërisë mbledhi një numër të madh të ministrave dhe kryetarëve nga vendet e regjionit dhe ekspertët në kryerjen e punëve komunale dhe politikës urbane.
Durrësi ka mirëpritur ditën e sotme Forumin e Parë Ndërkombëtar “SMART CITY’ (Qyteti Inteligjent).

Ky forum do të zhvillojë aktivitetin e tij sot e nesër dhe ka mbledhur qeveritarë të Qeverisë së Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë dhe aktorëve të rëndësishëm në lidhje me “Smart City” nga Italia, Britania e Madhe, Austria, Hollanda dhe Gjermania.

I pranishëm në këtë forum, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka deklaruar se qyteti i Durrësit , sikurse e gjithë Shqipëria ka patur këto 20 vitet e fundit burim rritje ekonomie ndërtimin, por se kostoja e shfrytëzimit të këtij burimi është tashmë, sipas Kryeministrit, një panoramë tronditëse e ekosistemit. “Në 20 vite kemi patur zhvillim të paqëndrueshëm, Pasoja ndihen në mjedis, si dhe në të gjitha pasuritë natyrore. Kemi humbur pyje, toka, peisazhe në ekosistemin e vendit. Jemi në kohë per frenimin e këtij rrënimi”, shtoi më tej Rama.

Rama-SMART CITY-Durres

E pranishme në Forumin e parë ndërkombëtar të zhvilluar në Shqipëri me temë “Qyteti Inteligjent”, ministrja Nikolla tha se po punohet për të rritur eficencën e mësimdhënies.

“Edhe statistikat tona, sikurse ato të vendeve më të zhvilluara, tregojnë se jo gjithmonë investimet në infrastrukturë shkollore apo rritjet e pagave, kanë ndikuar domosdoshmërish në rritjen e cilësisë të mësimdhënies. Ndaj ka shumë rëndësi fakti se si është cilësia e atyre që edukojnë brezat e ardhshëm, si është cilësia e mësuesve”, tha Nikolla, duke shtuar se investimi në drejtim të rritjes së cilësisë së burimeve njerëzore në sistemin arsimor hap kapitullin e ri të reformës në arsim. Gjatë këtij forumit dy ditor do të diskutohet rreth gjashtë temave të mëposhtme që i përkasin Smart City: Qeverisje inteligjente, Ekonomia e dijeve, Shëndeti si mirëqënie, Mjedisi miqësor, Përpunimi agro-ushqimor dhe Lëvizshmëria.

Forumi “Smart City” ka për qëllim të ofrojë një platformë unike dhe interaktive për diskutime dhe debate sfiduese duke krijuar mundësinë për të mbledhur së bashku një shumëllojshmëri të institucioneve publike dhe të pavarura, organizatave vendore dhe ndërkombëtare.

Kjo iniciativë do të krijojë bazat e një bashkëpunimi efektiv dhe gatishmërinë për të vënë në praktikë ide inovative nga teknologjitë e reja të infrastrukturës, dizajnit, dhe teknikave të planifikimit për zhvillimin e rajonit në të ardhmen dhe integrimin e tij në Bashkimin Europian.

Monitor.al