Fillon rrënimi i objekteve pa leje në Ulqin

November 4, 2014   | Shtypi / Mediji

rrënimi i objekteve pa leje në UlqinInspeksioni për mbrojtjen e hapësirës gjatë javës së kaluar ka kryer kontroll të forcuar të ndërtimit të objekteve pa leje në Ulqin, kështu që marrë masat ndaj të gjithë subjekteve që u gjetën në kryerjen e punimeve pa leje ndërtimi, njoftojë ky organ shtetëror, njofton portali Ul.info.

Në komunë të Ulqinit, siç thuhet, janë kontrolluar 32 objekte, janë mbyllur katër vende ndërtimi, janë sjell dy vendime për prishje dhe janë dorëzuar dy padi penale.

“Inspeksioni i mbrojtjes së hapësirës ishte në komunikim të vazhdueshëm me përfaqësuesit e administratës lokale me të cilët në periudhën e ardhshme do të organizojë aktivitete të përbashkëta për mbrojtje sa më efikase të hapësirës në komunat bregdetare”, është njoftuar nga Drejtoria për punë inspektuese.