Nga Ulqini, “Miss Globe” hyn dhe në thellësitë e minierës së Bulqizës

November 5, 2014   | Lajmet / Vijesti

MISS-GLOBE-ULQIN-ULCINJShkodër – Delegacioni i Miss Globe, ndërsa ka lënë pas qytetin turistik të Ulqinit, është rikthyer në Shqipëri për të vijuar axhendën e parashikuar për edicionin e 11-ë të këtij eventi bukurie.

Pas mbërritjes në Shkodrë, miss-et janë ndalur në subjektin “Gega Oil”, një nga kompanitë lider në tregun e karburanteve. Gega Oil është nga ato raste kur veprimtaritë ekonomike kontribuojnë për veprimtaritë kulturore e artistike, siç është ky event ndërkombëtar.

Pasi kanë fiksuar një kujtim, vajzat e Miss Globe 2014, përmes bukurive natyrore shqiptare dhe peisazheve të vjeshtës, kanë mbërritur në Bulqizë, të rrethuara nga një kuriozitet i jashtëzakonshëm dhe adhurim veçanërisht nga të rinjtë dhe të rejat e këtij qyteti. Miss-et kanë nisur aventurëne tyre për të mbërritur në lartësinë 1500 m mbi nivelin e detit, në zonën D, në galerinë 43.

Administrator i kompanisë së nxjerrjes së kromit në këtë minierë “Alb 1”, Alban Leka, tha se asnjëhërë tjetër nuk janë gërshetuar kësisoj, pasuritë nëntokësore me bukuritë njerëzore.

Nga këto lartësi, delegacioni është kthyer në shkodër, ku vajzat janë akomoduar në “Grand Hotel Europa”, deri më 8 nëntor kur do të zhvillohet eventi i madh i “Miss Globe”.

ORA NEWS

YouTube Preview Image