Bardhi kush ta bani?!- Vetja, more vetja nga Muhamet Nika

November 7, 2014   | Lajmet / Vijesti, Opinione

MEHMED BARDHI - KOALICIONI SHQIPTARShkruan: Muhamet Nika

OSE – KUSH IA ÇEL GROPEN TJERIT, BIE VERTËTË VETË BRENDA *JEZUSI?!!!

Tesh për tesh Memet Bardhi, po duket se mbeti pa deputet. Mund të pyesni : Athua se kjo është e njëmendtë?! Po duket se po?! Nikë Gjeloshaj, deputeti iniciativës qytetare nga Malësia, ceku që atë nuk e obligon asnjë marrëveshje që mandati t’i kalojë Bardhit.

Nuk po themi “inshalla”e as nuk po i kënaqna duke hapur gojën, mirëpo sipas disave,si i thonë një fjale, ai : çka ka lyp-ka gjet?!!! Të kërkosh të respektosh marrëveshjen , fillimisht duhet të kesh respektuar marrëveshjen me tjerët. Mjerisht, për “NJËSHIN” e shqiptarëve, faktet flasin të kundërtën . Po e kujtoj opinionin, që si ish sekretar i Ld-së, në nenit 4 apo 7 , të statusit fillestar të këtij subjekti shkruante që kryetari i LD në MZ, zgjidhet me mandat 2 vjeçar , me të drejtë rizgjedhje vetëm një herë. Kështu , kryetarlleku i tij është dashur të jetë punë harruar, që në vitin 1994…?!!! Mirëpo, po e lëmë këtë , sepse edhe kryetarët tjerë , të subjekteve të tjera , pasi patën ku të marrin shembull për të keq, vazhduan të njëjtën gjë…?!!

Edhe pse për vete nuk do të kisha dëshiruar një fund të këtillë, sepse pa marrë para sysh dallimet politike, për vete, kam pasur fuqi të shkoj të kutia e votimit dhe të votoj listën e tij , ashtu si e pata bërë edhe për Dinoshën, Cungun, Gjekën , Tahirin etj.Edhe pse ata nuk besoj që do ta kishin bërë për mua…?!! Zoti më faltë kur them..?!! Unë përsëri e bëra, andaj edhe kam kredi të flas.

Sa për Sinishtën nuk po flasim, sepse dihej që ai garonte me një subjekt që bashkimin e shqiptarëve donte ta bëjë me forcë …?! Kujto emrin e këtij koalicioni: FORCA PËR BASHKIM. Punë që pritej…

Ja si na manipuloi Bardhi në zgjedhjet lokale 2006 ?!!!

Tjetër për rastin kur Bardhi citon , madje edhe “për mendësh” marrëveshjen e cekur, unë po e kujtoj në një marrëveshje tjetër të vitit 2006, me PPD-të cilën ai e shkeli ?!! Në te shkruante , që radhitja në listën e këshilltarëve fillonte me mua si bartës i listës së koalicionit duke vazhduar sipas radhës 1+1 deri te numri 12 i cili ishte nga radhët e Lidhjes. Ne si koalicion, atëherë arsyetonim dhe prisnim 12 këshilltarë, kurse fituam shtatë…?! Edhe pse i 7-ti ishte në listë nga radhët e PPD-së, këshilltarë u bë i 12 këshilltarë i LD-së, jashtë marrëveshjes. Kuptohet që në atë kohë nuk e bëmë qefin qeder dhe pranuam këtë kushtëzim të Lidhjes (përulje). Bardhi atëherë nxirrej në atë, ku thuhej që “ në qoftë se numri i mandateve të fituara , do të ishte TEK , këshilltari , do t’i takonte LD-së dhe nëse ishte ÇIFT do t’i takonte PPD-së. Mirëpo, kjo normë e marrëveshjes pritej të aplikohej pas numrit të mandatit të12 . Kjo shumë lehtë , mund të vërtetohet nëse shikohet radhitja partiake në listën e koalicionit të zgjedhjeve të përmendura në arkivin e komisionit komunal.

Kështu , ai na mor- grabiti, mandatin e 7, por nejse: Zoti- vonon, por nuk harron, pat thënë edhe vetë Tuç Marku, pasi priti t’i kthehej toka e marrë nga komunistët gjatë kohës së reformës….?!!!

Tashti në fund po cekim që nuk shoh edhe diçka tepër të keqe nëse nuk funksionon kjo ndarje e mandateve për gjysmë mbi baza partiake lokale etj, të cilës duhet ti vijë gjithqysh fundi. Duhet të mësohemi se mandatet ndahen sipas ligjit e jo sipas”Kanujes”.

Fundi fundit, çdo e keqe mund ta ketë edhe një të mirë. Në se nuk zbatohet marrëveshja e mira e gjithë kësaj , do t’i binte të ishte fakti që Ana e Malit është e ngritur me këtë ndarje, mbi të gjitha suprimimet e mundshme lokale e konfesionale dhe që PD-ja si parti , nuk merret me to. Sqarimi i gjithë kësaj do të ishte , që Nikë Gjeloshaj si minorancë me vota nga malësia nuk kontestohet si përfaqësues legjitim edhe i Anës së Malit në Podgoricë dhe kjo duhet përshëndetur…?!!!